Pasi u shërua nga Covid-19, Boris Johnson merr masën ekstreme për britanikët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Britanisë së Madhe pas daljes nga rreziku i COVID-19 ka njoftuar këtë të premte se qytetarët britanikë duhet të vendosin maska gjatë përditshmërisë për t’u ndjerë të sigurt në këtë situatë pandemie.

Johnson deklaroi se vendosja e maskave është pjesë e strategjisë që Britania të dalë nga kjo situatë. Sipas kryeministrit britanik kjo masë do t’u japë besim qytetarëve të vendit të tij për të punuar të sigurt dhe  për të përdorur transportin publik.

Duke folur në konferencën e përditshme për koronavirusin në  Downing Street, Johnson tha se më tepër informacion për këtë strategji do të japë javën e ardhshme.

Ai deklaroi se Brenda shtatë ditësh do të hartohet një  “plan gjithëpërfshirës” për masat lehtësuese ndaj qytetarëve.

Ndërkohë opozita britanike ka rekomanduar më herët për përdorimin e maskave.

Burimi: Daily Mail, Përshtati: Fjala.al  

Të fundit

Rama: “Angela Merkel” do të hapë dyert për më shumë se 1300 nxënës në Kamëz

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte, 18 korrik, pamjet e shkollës së re 9-vjeçare “Angela Merkel” në...

The Economist: Kushner do t’i kërkojë qeverisë burime uji për Sazanin dhe Zvërnecin

Nëse planet e tij ecin përpara, Kushner do të presë që qeveria të gjejë burime uji edhe për këto projekte. Nika thotë se të...

Fryrje dhe mavijosje në gjymtyrë, Shtëpia e Bardhë reagon për shëndetin e Trump

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur...

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një artikull që vlerëson bukuritë natyrore...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

Lajme të tjera

Web TV