I arratisuri nga Koreja e Veriut: 99% e sigurtë që Kim Jong Un ka vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për shëndetin e Kim Jong un, diktatorit të Koresë së Veriut, do vazhdohet të flitet dhe do të ngrihen shumë konspiracione derisa ai të shfaqet në publik, ose derisa të konfirmohet ajo që raportojnë disa media në Korenë e Jugut, se ka ndërruar jetë.

Këtë version të fundit e mbështet edhe Ji Seong-ho, politikan në Korenë e Jugut, por me origjinë nga Koreja e Veriut. Seong-ho u arratis nga vendi i tij në vitin 2006 dhe që prej asaj kohe është angazhuar në Seul në mbrojtje të popullit në Veri.

Ai shprehet 99% i sigurtë se Kim Jong Un ka ndërruar jetë.

“Unë kam menduar se sa kohë i duhet një personi që të marrë veten pas një operacioni kardiovaskular. Jam informuar se Kim ndërroi jetë fundjavën e kaluar. Nuk është 100% e sigurtë, por mund të them se mundësia është 99%. Koreja e Veriut besohet se po merret me një çështje të komplikuar”, është shprehur Ji Seong-ho.

Diktatori korano-verior i është nënshtruar një operacioni në zemër, por edhe pse disa burime flasin se ai ka ndërruar jetë, zyrtarët në Korenë e Jugut, Kinë dhe SHBA nuk konfirmojnë gjendjen e tij.

Të fundit

FSHF “hap thesin”, akordon 3 milionë euro për Superioren dhe Kategorinë e Parë

Federata e Futbollit ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për zhvillimin e futbollit profesionist në vend, duke vendosur për...

Sot, vala e të nxehtit afrikan arrin pikun, çfarë pritet të ndodhë në ditët në vijim

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Mesdheun, ku termometri është duke shënuar deri në 40 Gradë Celsius. Sipas metorologëve i nxehti ka...

Çifti i njohur përballet në gjykatë për kujdestarinë e vajzës/Kujt i mbetet përgjegjësia?

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e saj Nina figuron me...

Revoltohet Adriatik Lapaj: Kur do më provoni, kur të shkoj 62 vjeç?

Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, në studion e “Debat” , deklaroi se ashtu siç bëjnë shumë të tjerë, edhe ai mund të...

Vijon kriza humanitare dhe uria në popullatë, SHBA 30 milionë dollarë për ndihma në Gaza

SHBA-ja miratoi mbështetjen e parë të drejtpërdrejtë financiare për organizatën private të ndihmave humanitare GHF, e cila ofron ndihmë humanitare për palestinezët në Gaza....

Lajme të tjera

Web TV