Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Covid-19/ Australia “vendi më i sigurt në botë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për coronavirusin, Australia e Jugut tani konsiderohet si një “ndër vendet më të sigurta në botë”.

Ky ishte mesazhi nga një prej zyrtarëve kryesorë të shëndetit publik, pasi shumë vende nga Australia filluan procesin e ngadaltë të lehtësimit të kufizimeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shumë australianë tani e gjejnë veten në një pozicion kaq të “lakmueshëm”, pasi vetëm një muaj më parë, numri i infeksioneve ditore në shkallë vendi arriti në shifra të trefishta.

Mirëpo, të premten i gjithë vendi raportoi vetëm 16 raste të reja, një rënie e mprehtë, nga kulmi i 460 infeksioneve të reja më 28 mars.

Kryeministri australian, Scott Morrison, tha të premten se javën që vjen do të shyrtojnë masat lehtësuese të bllokimit.

“Australianët e kanë merituar këtë”, tha Morrison.

“Kemi nevojë të rifillojmë ekonominë, dhe shoqërinë tonë”, ka shtuar ai.

Në disa shtete, kurba është rrafshuar plotësisht: Queensland nuk ka raportuar ndonjë rast të ri që nga e hëna, dhe Australia e Jugut nuk ka konfirmuar ndonjë infeksion të ri për më shumë se një javë.

“Nuk ka më raste në Australinë e Jugut. Ky është një pikë referimi për ne”, tha Shefi i Shëndetit Publik të Australisë së Jugut, Nicola Spurrier.

Masat e rrepta

Suksesi i Australisë në zbutjen e shpërthimit filloi me masat e hershme, duke ndaluar hyrjen e personave nga zonat me rrezik të lartë.

Më 1 shkurt, Australia u bashkua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mbylljen e kufijve të saj për të gjithë vizitorët e huaj që kishin qenë kohët e fundit në Kinë, ku shpërthimi u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa virusi u përhap dhe shpërthimet u “ndezën” përtej Kinës, Australia ndaloi hyrjet nga Irani, Koreja e Jugut dhe Italia në fillim të marsit, dhe më vonë mbylli plotësisht kufijtë e saj për shtetasit e huaj.

Ndërkaq jo gjithçka shkoi në mënyrë të përkryer, shkruan CNN.

Vendi më 19 mars, lejoi më shumë se 2,600 pasagjerë të zbarkojnë nga anija e lundrimit Ruby Princcess në Sidnei, që bëri që nga aty të “kërcejnë” mbi 600 raste dhe 15 vdekje.

Derisa numri i rasteve u rrit në fund të marsit, Morrison njoftoi më 22 mars se të gjitha baret, klubet, kinematë, palestrat, dhe vendet e adhurimit, do të mbylleshin, ndërsa restorantet dhe kafenetë do të merreshin vetëm me dërgesa.

Sa i përket supermarketeve, dyqaneve për veshje, dhe salloneve të bukurisë, do të lejoheshin të qëndronin të hapura.

Shteti i Victorias mbylli shkollat, dhe disa shtete, të tilla si Australia e Perëndimit dhe Australia e Jugut, mbyllën kufijtë e tyre, duke kërkuar që të gjithë të hyjnë në karantinë për dy javë.

Lexo edhe :  VIDEO/ “Victory dance”, Trump kërcen pas përfundimit të fjalimit të tij

Deri në fund të marsit, autoritetet vendosën rregulla më të rrepta për distancimin shoqëror, duke kufizuar tubimin publik për dy persona nga 10, sa ishte më parë.

Njerëzve u kërkohej të rrinin në shtëpi dhe të dilnin vetëm për “çështje themelore” siç është pazari për ushqim, ushtrime , dhe për arsye mjekësore.

Zgjerimi i testimeve

Ndërsa mbyllja e bizneseve, shkollave, kufizimit të udhëtimeve, dhe rregullat e distancimit shoqëror janë masa të zakonshme të miratuara nga shumë qeveri në të gjithë botën, Australia zgjeroi edhe testimet.

Deri më tani, më shumë se 570,000 teste janë kryer në të gjithë Australinë, sipas Departamentit të Shëndetësisë.

Nëse e krahasojmë me Mbretërinë e Bashkuar, që ka një popullsi më shumë se 2.5 herë më të madhe se Australia, ka realizuar 763,387 testime.

Më 25 mars, Australia zgjeroi kriteret e testimit duke përfshirë të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, punonjësit e kujdesit për të moshuar, të burgosur dhe njerëzit në vendet e tjera të identifikuar me ethe ose simptoma të frymëmarrjes akute.

Më parë vetëm njerëzit që ishin kthyer kohët e fundit nga vendet e jashtme që kishin rënë me një rast të konfirmuar nga coronavirusi mund të testoheshin.

Javën e kaluar, kriteret u zgjeruan më tej për këdo që shfaqte simptoma më të buta për COVID-19, njoftoi Kryeshefi i Federatës Mjekësore, Brendan Murphy.

“Secili që ka simptoma të frymëmarrjes akute, kollë, dhimbje të fytit, hund që rrjedhin, simptoma të ftohjes, simptoma të ngjashme me gripin, mund të testohet”, tha Murphy në një konferencë shtypi të Premten, sipas ABC.

Të hënën, Murphy tha që Australia do të fillojë të testojë edhe rastet asimptomatike për të qenë absolutisht të sigurt.

Përplasja mes Australisë dhe Kinës

Australia po ashtu ka kërkuar hetim ndërkombëtar ndaj shpërthimit të coronavirusit, ndërsa përplasja së pari me Kinën filloi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lidhur me këtë rast ambasadori kinez, Jingye Cheng, paralajmëroi një reagim ekonomik nëse Australia vazhdon shtytjen e saj për një hetim të pavarur, duke sugjeruar që publiku kinez mund të bojkotojë produktet australiane ose të vendosë të mos vizitojë Australinë në të ardhmen.

Një ditë pas paralajmërimit të ashpër të Cheng, Morrison u zotua të vazhdojë të kërkojë hetimin në një konferencë për shtyp të mërkurën, duke e quajtur atë një “sugjerim mjaft të qartë”.

“Ky është një virus që ka marrë më shumë se 200,000 jetë në të gjithë botën. Ai ka mbyllur ekonominë globale. Implikimet dhe ndikimet e kësaj janë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Të fundit

Çfarë do të thotë fitorja e Trump për Shqipërinë?. Berisha: SHBA vend aleat i palëkundur

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, i ftuar në emisionin Kjo javë,  u pyet...

Mosbindja civile filloi tek karrigia e Spiropalit dhe përfundoi tek kthesa e Rrogozhinës!

Juristi Kreshnik Spahiu ironizoi mosbindjen civile të opozitës dhe PD-së duke thënë se dështoi me dy protestat më të vogla në historinë e Partisë Demokratike...

SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi

Vetëm 1 në 8 biznese në vend ka paguar tatim mbi fitimin e realizuar gjatë vitit 2023. Ministria e Financave thotë se janë 15 mijë e...

Mosbindja civile/ Bylykbashi paralajmëron “përplasje”: Do sjellim një model ndryshe

Nënkryetari i PD-së Oerd Bylykbashi deklaron se mosbindja civile do të vijojë. Ai tha se ka qenë “vendimi politik i grupit për të reaguar...

Probleme për Ancelottin, Militao këput ligamentin dhe mbyll sezonin përpara kohe

Real Madridi edhe zyrtarisht përmes një komunikate në rrjetet sociale ka bërë me dije se mbrojtësi brazilian Eder Militao ka pësuar këputje të ligamentit. Braziliani...

Lajme të tjera

Web TV