Inspektimi në bypass-in e Vlorës, 29 km rrugë, 5 ura dhe 15 rrethrrotullime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Vlorës po ecin me ritme të shpejta. Janë 29 kilometra rrugë, 5 ura, si dhe 15 rrethrrotullime të cilat do ndihmojnë lehtësimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, inspektuan nga afër punimet në këtë aks rrugor.

“Këtu jemi në kilometrin e 27-të në përfundim të rrugës. Ky aks është 29 kilometra, që është dhe pika që lidhet me portin e jahteve. Po punohet me ritme të shpejta. Janë disbursuar me pagesat, ata ecin dhe në formën e bonusit. Sa më shpejt ecën puna, aq më shpejt paguhen. Inertet po i kthejmë në vepër arti. Çdo 1,5 km është parashikuar vendpushim, janë 5 ura në 29 km, por po të shtojmë dhe një urë të vogël janë 6 në total.  I kemi studiuar edhe një herë pas tërmetit të 26 nëntorit për t’i futur në parametrat e duhura antisizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur dhe problematikën që kemi pasur me zonën e varrezave, duke gjetur një zgjidhje shumë të mirë, në bashkëpunim me komunitetin dhe bashkinë. Kjo vepër po ecën me ritme të mira, totalisht e çliruar nga pengesat. Kompania po ecën me ritme të shpejta dhe jemi në hapat e duhura sipas grafikut”, – tha Balluku.

Inxhinieri i kompanisë tha se brenda vjeshtës pastrohen inertet. “Për pjesën e skarpateve, që i trashëguam nga kontrata e mëparshme, themi që deri në vjeshtën e ardhshme ne i mobilizojmë hidroambientin dhe nuk do duket më ajo panoramë që ka qenë”, – u shpreh ai.

“Ka qenë skandal, kjo duhet të kihet parasysh në të gjitha projektet. Këto inertet, që i marrin e i lëshojnë, duhet të ndërhyhet dhe integruar. Kjo natyrisht do të sjellë dhe një ulje më të madhe të trafikut brenda Lungomares dhe me Lungomaren 3, që do ta bëjë Fondi i Zhvillimit deri në Radhimë, më pas është segmenti Orikum-Dukat, dhe pastaj dhe tuneli i Llogorasë dhe bëhet kompletimi përfundimtar, dhe kthehet jo vetëm në një superdestinacion turistik dhe trashëgimie kulturore, por dhe nga pikëpamja e infrastrukturës”, – theksoi Rama.

Lexo edhe :  Do të ekstradohen nga Dubai në Shqipëri, kush janë 3 ‘ushtarët’ e Talo Çelës

“Plotësohet dhe me bajpasin e Fierit dhe me planin për të vijuar me të gjithë projektin adriatiko-jonian, kemi lidhje të autostradave të krahut perëndimor”, – tha Balluku.

Të fundit

Situatë dramatike në Gazë: E sigurt që na kanë harruar

Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite...

Çmimi i naftës pritet të rritet pas sulmit amerikan ndaj Iranit

Çmimet globale të naftës pritet të rriten kur tregjet e energjisë të fillojnë tregtimin të hënën në mëngjes në Azi. “Sulmet e SHBA-së e kanë...

SHBA në ankth pas sulmit në Iran, përgatitet për një kundërpërgjigje nga Teherani

Administrata Trump po përgatitet për një kundërpërgjigje të mundshme nga Irani pas sulmeve ndaj infrastrukturës bërthamore iraniane. Sipas NBC, që citon dy zyrtarë të...

Mbolli 1 mijë bimë kanabis, arresohet 48-vjeçari në Fier, e pëson dhe babai i tij

Një 48-vjeçar, i cili kishte mbjellë 1000 bimë kanabisi përgjatë kanaleve kulluese në fshatin Povelçë, është arrestuar. Në pranga ka rënë Eduart Gjikoli, i cili u arrestua për veprat...

22 qershor 1911/ Në në Westminster Abbey kurorëzohen George V dhe Mary of Teck

Më 22 qershor 1911, në një ceremoni madhështore të mbajtur në Westminster Abbey, George V dhe bashkëshortja e tij, Mary of Teck, u kurorëzuan...

Lajme të tjera

Web TV