I famshmi i filmit triller, kinemaja kujton Hitchcock 40 vjet më pas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

29 prilli është një datë e rëndësishme për adhuruesit e filmit: saktësisht 40 vjet më parë në Los Angeles u shua flaka e kinemasë më emocionuese të të gjitha kohërave pas sulmit të pestë në zemër: vdiq Sir Alfred Hitchock. Ndaj, për të dhe filmat e tij është obligim dedikimi i kësaj rubrike në pritje të “rihapjes” së pjesshme të jetës shoqërore për të inkurajuar çdokënd të shohë në ekranin e shtëpisë filmat e tij.

Filmat “Intriga ndërkombëtare” (1959, me Cary Grant dhe Eva-Marie Saint), “Notorius” (1946, sërish me Cary Grant në çift me Ingrid Bergman për puthjen më të gjatë në historinë e kinemasë) “Unë do të shpëtoj” (1945, me  Gregory Peck dhe sërish Ingrid Bergman).  Dokumentari Hitchcock Confidential – Gjysma tjetër e gjeniut. 15 filma mes periudhës angleze para luftës dhe periudha hollivudiane, pasuar me dy dokumentarë themelorë me një cilësi biopike si “Hitchcock” nga Sacha Gervasi (2012) me një imitues si Anthony Hopkins në hapat e regjisorit përgjatë bashkëpunimit të përkorë në “Psycho”.  Ka shumë tituj në karrierën e këtij krijuesi të jashtëzakonshëm, të trukeve të frikës që kanë ndryshuar përgjithmonë gjuhën kinematografike. Janë filmat më të njohur që nga “Gjuetari i hajdutëve” tek “Psikoja”, nga “Zogjtë” tek “Njeriu tjetër”, nga “Unë rrëfej” te “Marnie”.

Shantazhi” me Anny Ondra dhe John Longden (1929). Është filmi i parë me zë i regjisorit që kundërshtoi dëshirën e prodhuesve për të qenë i tillë, dhe bëri që aktorët e tij të përdorin të gjithë dialogët duke i kombinuar me efektet zanore që nuk u dëgjuan kurrë më parë. Protagonistja, Alice, gjendet në polemika mes dashurisë së policit Frank dhe përparimeve të një piktori që dëshiron t’i bëjë asaj një portret. Për të mbrojtur veten Alice përfundon duke e vrarë  gabimisht piktorin, por bie në shantazhin e Tracy, e cila po përndiqte viktimën. E thirrur për t’u hetuar Frank, kupton të vërtetën, duke e detyruar Tracy, e cila bie nga një kupolë në Muzeun Britanik dhe shpëton Alice-n, dhe në atë moment vendos të rrëfejë krimin e saj. Sidoqoftë, hija e fajit do vazhdojë ta përndjekë. Ndërtimi i tensionit, bashkëveprimit me shikuesin që njeh të vërtetën para protagonistëve dhe efektet zanore janë tashmë elemente vendimtare në vizionin e tregimit të firmosur nga Hitch.

Taverna e Xhamajkës” me Charles Laughton, Maureen O’Hara, Robert Newton (1939). Përshtatur nga novela e të dashurës së tij Daphne Du Maurier (e njëjta shkrimtare e “Rebeça”) filmi është një nga rrëfimet e rralla historike të Hitchcock. Vendosur në Cornwall në shekullin XVIII, ajo ka në qendër të saj peripecitë e të pafajshmes Mary Yellen, që mbetet jetime, e detyrohet të shkojë të jetojë me tezen e saj në tavernën hije të Xhamajkës, ku një grup piratësh jeton duke sulmuar anijet si prenë e tyre. Mendja dhe informatori i tyre është gjykatësi Pengallan, i cili shtiret sikur është mbrojtësi i vajzës, veçanërisht pasi shpëtoi Jem, një riosh të bukur. Ai do të provojë të jetë një oficer marine që dëshiron të prishë planet e piratëve. Adrenalina mbaron me Pengallan i cili, i zbuluar, hidhet nga maja e direkut kryesor të anijes, sepse donte të shpëtonte, duke e mbajtur peng Marian. Shpesh i konsideruar ndër filmat e vegjël të periudhës angleze, kohët e fundit është rizbuluar se ky film përmban shumë nga elementët themelorë të një mënyre të re për të bërë kinema. Vitin pasues, Hitchcock do të lundronte drejt Amerikës, drejt jetës së tij të re.

Lexo edhe :  I sekuestrohen 134 celularë dhe aksesorë, arrestohet 61-vjeçari në Sarandë

78/52” e Alexandre O. Philippe me Guillermo del Toro, Bret Easton Ellis, Karyn Kusama, Eli Roth dhe Peter Bogdanovich (2017). Titulli i referohet numrit të tepërt të të shtënave (saktësisht 78) dhe shkurtimet e skenës (52) me të cilat është ndërtuar një nga sekuencat më të famshme në historinë e kinemasë: skena e dushit në “Psycho”. Ishte një shpikje e paharrueshme edhe për shkak se, vetëm tek një e treta e filmit, regjisori vret brutalisht protagonistin (Janet Leigh), si dhe për shkak të zgjidhjes së problemit të  censurës (nuk mund të shfaqeshin skenat eksplicite të dhunës vrastare) duke krijuar në imagjinatën e spektatorëve gjithçka që fizikisht nuk shihet. Pavarësisht kësaj, frika dhe tmerri mbizotërojnë gjatë gjithë kohës së sekuencës dhe krijojnë një botë autonome në kontekstin e filmit, pa zbuluar as fajtorin dhe as fatin e mundshëm të protagonistit fatkeq. Duke folur për një seri spektatorësh të shkëlqyeshëm.

Hitchcock/Truffaut” të Kent Jones me James Gray, Martin Scorsese, Paul Schrader, Wes Anderson, David Fincher, Arnaud Desplechin, Olivier Assayas, Peter Bogdanovich, Kiyoshi Kurosawa dhe Richard Linklater. (2015).  Në arkivin e pafund të intervistës së famshme të bërë nga kineasti i ri francez për mjeshtrin e tij ideal gjatë një jave gjatë vitit 1962, regjisori i filmit dhe historiani Kent Jones (së bashku me skenaristin e tij Serge Toubiana) ritregon atë intervistë historike në shoqërinë e regjisorëve të shkëlqyer që janë shenjuar nga mësimi Hitchcockian në të gjithë botën. Për herë të parë shfaqet modernizmi i jashtëzakonshëm i atij dialogu dhe një e vërtetë e protagonistëve të tij, ku faqet e librit (intervista u botua për herë të parë në 1966) nuk mund ta bënin.

Burimi: theguardian

Përgatiti: L.Veizi/Fjala/

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV