Pezullimi i dekretit/ Thaçi: E respektoj! Kurti: Të mos entuziasmohemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar dekretin e tij ku i jepej Avdullah Hotit mandati i kryeministrit. Thaçi thekson se do e respektojë vendimin e Gjykatës dhe se këtë sjellje kërkon edhe nga aktorët e tjerë politikë.

“Sapo u njoftova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Si President i Republikës së Kosovës do ta respektoj në plotëni këtë vendim. Kosova ka tashmë një përvojë të çmueshme në respektimin e të gjitha vendimeve dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kjo përvojë është një dëshmi e fuqishme e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës i ftoj të gjithë politikanët dhe subjektet politike në vend, që të sillen me maturi në respektim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shprehet Thaçi.

Për vendimin ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili kërkon nga mbështetësit e tij që të mos entuziasmohen pasi vendimi nuk është ende përfundimtar.

“Qeveria konsideron që vendosja e masës së përkohshme është në interesin publik dhe gjithashtu i shërben administrimit të drejtësisë. Megjithatë është e nevojshme të kujtojmë që ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës. Kështu që është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të situatës me pandeminë COVID-19”, shprehet Kurti.

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë deri më 29 maj dekretin e Thaçit, kur pritet të dalë me një vendim përfundimtar.

Dekreti i Thaçit u ankimua në Gjykatë nga Lëvizja Vetëvendosje, qeveria e së cilës u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga ish-aleati në koalicion, Lidhja Demokratike.

Vetëvendosje kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme pasi qeveria e dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit u rrëzua. Por presidenti Thaçi dhe partitë opozitare theksojnë se deputetët kanë të drejtë të votojnë për një qeveri të re.

Lexo edhe :  Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

LDK-AAK-AKR dhe NISMA kanë formuar një koalicion të përbashkët me Avdullah Hotin si kandidat për kryeministër, ndërkohë që kanë realizuar edhe ndarjen e ministrive. Por Qeveria e re nuk do të votohet në Kuvend pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV