Terrorizoi Skraparin me kallash, gjykata e Beratit lë në “arrest shtëpie” Hekuran Hoxhën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hekuran Hoxha, njeriu që terrorizoi tre ditë më parë Skraparin me kallash, ka dalë sot para gjykatës së Beratit, ku është njohur me masën e sigurisë, e cila u vendos të jetë “arrest shtëpie”

Prokurori i çështjes Gentian Abazaj, i kërkoi trupit gjykues të caktojë masën e sigurisë arrest në burg për Hekuran Hoxhën, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit” dhe “Prishjes së qetësisë publike”. Por ndryshe nga sa ka kërkuar prokurori i çështjes, gjykata sot ka vendosur të caktojë masën e “arrestit në shtëpi” për Hekuran Hoxhën, duke urdhëruar që ky person të mbahet nga policia në izolim shtëpiak.

Hekuran Hoxha, konsiderohet si person me probleme mendore. Ai jeton me vëllain e tij, Hysen Hoxha, në një apartament të Skraparit. Pas zgjidhjes së situatës nga negociatori i repartit special RENEA, policia gjeti një automatik kallashnikov të përbërë nga një karikator me 28 plumba. Sipas vendimit të gjykatës rezulton se ka qënë ora 19:30 e datës 28 prill, kur shefi Komisariatit Ermal Lulaj, ka marë një informacion se një banor i pallatit 5-katësh në Çorovodë, kishte qëlluar me armë zjarri disa herë.

Nga verifikimet e bëra në rrugë operative rezultoi se krismat ishin dëgjuar nga banesa e Hekuran Hoxha, që ndodhet në katin e parë të pallatit 5-katësh, ku jeton ai së bashku me vëllain e tij Hysen Hoxha, që është invalid, pasi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Nga ana e policisë është kryer rrethimi i banesës dhe i është bërë thirrje personave të hapnin derën pasi do të kryhej kontroll nga policia. Të dy vëllezërit që ndodheshin brenda në banesë nuk dhanë asnjë sinjal bashkëpunimi, por përkundrazi fikën dritat dhe qëndruan brenda në banesë, pa bërë kundërshtim të punonjësve të policisë apo veprime të tjera me armë.

Lexo edhe :  Korçë/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, përfundojnë në spital gruaja dhe dy fëmijët

Në momentin që punonjësit e policisë kanë shkuar në afërsi të pallatit dhe ndodheshim në pjesën hyrësë të pallatit kanë dëgjuar një të shtënë me armë zjarri, që ka ardhur nga  brendësia e hyrjes se Hekuran dhe Hysen Hoxha.

Menjëherë nga ana e policisë janë  marrë masat për sigurimin e banorëve të pallatit, duke kryer evakuimin e banorëve dhe atyre që qëndronin në dritare për të parë situatën. Sërisht u është mbërë thirrje personave që ndodheshin në banesë për të hapur derën, por megjithë thirrjet e vazhdueshme Hekuran dhe Hysen Hoxha nuk kanë bërë asnjë reagim.

Ndaj dhe mandej është kërkuar ndërhyrja e forcave RENEA. Me ndërhyrjen e negocjatorit të forcave speciale, u arrit që në orën 01:00 të mesnatës së 29 prillit 2020, Hekuran Hoxha të hapi derën e banesës dhe u vetëdorëzua. Brenda në banesë u gjet një automatik tip kallashnikov me 28 fishekë në karikator.

Të fundit

Sulmet e SHBA në Iran, demokratët kërkojnë shkarkimin e Trump: Shkeli Kushtetutën

Demokratët në Shtetet e Bashkuara kanë reaguar me forcë kundër vendimit të presidentit Donald Trump për të bombarduar Iranin. «Një vendim thellësisht...

Turizmi shqiptar në kulm: Vija bregdetare e mbushur me mijëra pushues

Vapa përvëluese e verës ka mbushur plazhet shqiptare me mijëra pushues. Nga Currilat e Durrësit e deri përtej Golemit të Kavajës, vija bregdetare është kthyer...

Ambasada amerikane në Shqipëri reagon pas bombardimit të Iranit/Publikon mesazhin e Trump

Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës bombarduan centralet bërthamore të Iranit. Ambasada e SHBA reagoi në një postim në...

 ‘Rubensi i rremë’ i Galerisë Kombëtare duket shumë i vërtetë

Si mund të quhet “i rremë” dhe “një objekt i dobët” kryevepra e mbushur me sensualitet “Samsoni dhe Dalila” nga Rubens? Mjeshtri flamand thjesht...

Humbje për futbollin elbasanas, ndahet nga jeta mjeku i ekipit të verdh e bluve

Familja e futbollit elbasanas është sot në zi. Një nga figurat më të dashura dhe të respektuara të këtij komuniteti, mjeku i ekipit të...

Lajme të tjera

Web TV