“Për herë të parë në Shqipëri”/ Kryhet teknika që shmang bypass-in e zemrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është kryer për herë të parë në Shqipëri, në spitalin e Shkodrës, teknika që shmang bypass-in e zemrës.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se “kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma, kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Po ashtu Koçiu shkruan se kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët, e cila sipas saj, është një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare.

Njoftimi i Koçiut:

????‍⚕️????‍⚕️Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës ???? teknika që shmang bypass-in e zemrës.

Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma ????‍⚕️????‍⚕️kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.

✅ Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend./e.t

Të fundit

Mjaftuan pak minuta shi dhe rrugët e Vlorës u përmbytën

Reshjet e shiut të rëna me intensitet të lartë për pak minuta kanë bërë që rrugët e qytetit të...

Kodi i ri/ Juristët: Skandaloz, mund të jetë marrë nga vende si Turqia, ose Rusia!

Kush zyrtar abuzon me fondet e shtetit apo favorizon në tendera pa garë reale, mund t’ia hedhë pa u lagur me ndryshimet e kërkuara...

21 janari ishte krim shtetëror! 4 vrasjet me dashje, jo nga plumbat ‘qorr’

JAKIN MARENA - Nuk jemi tamam të qartë se çfarë e detyroi ish kryeministrin demokrat Sali Berisha që më në fund ta pranojë publikisht...

Ndahet nga jeta në moshën 95-vjeçare, Presidenti i parë postkomunist

Ish-presidenti i Rumanisë, Ion Iliescu, një nga figurat më me ndikim, por gjithashtu më kontroverse të periudhës postkomuniste të Rumanisë – ka vdekur në...

Greqi/ Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje!

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në Greqi. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV