Stërvitje që në 5 të mëngjesit, Kim Kardashian dobësohet edhe në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Kardashian është kujdesur për 4 fëmijët e saj përgjatë këtyre ditëve të karantinës, teksa edhe nga shtëpia ka promovuar vazhdimisht koleksionin e ri të veshjeve të saj SKIMS.

Por, 39 vjeçarja nuk ka lënë pas dore as stërvitjen, duke sfiduar çdo ditë veten. Dhe duket se ja ka dalë, aq më tepër kur në shtëpi ka një super palestër. Ajo është dobësuar edhe më shumë gjatë qëndrimit në shtëpi, duke holluar edhe më shumë belin, për të cilin vazhdimisht e kanë akuzuar se ka bërë ndërhyrje.

Dhe si për të treguar më mirë rezultatet, Kim ka zgjedhur të postojë foto në bikini në ngjyrë mishi. Ajo ka humbur disa centimetër edhe në këmbë dhe krahë, siç tregon përmes fotografive në Instagram.

Për ta ndihmuar, instruktorja personale e saj Melissa Alcatara e udhëzon përmes FaceTime. Edhe pse muajt e fundit e motra ,Kylie ka pushtuar rrjetet sociale, Kim arrin të tregojë çdo ditë se ajo është mbretëresha e Instagramit.

39 vjeçarja zgjohet çdo ditë në orën 5.30 të mëngjesit dhe në orën 5.45 është gati për stërvitje. Ky po që është vullnet dhe rezultatet janë mëse të kënaqshme./Burimi: Daily Mail

Të fundit

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Trump që gëlltit gënjeshtrat e Putinit është kërcënim më i madh për Ukrainën sesa bombat

Rafael Behr Në Alaskë, udhëheqësi rus do të pretendojë se dëshiron paqe, por vetëm sipas kushteve të tij – dhe do të shfrytëzojë dëshpërimin e...

Fillestarët e Gluck-ut: kompozitori i shekullit XVIII ndryshoi përgjithmonë operën

Më shumë se 250 vjet pasi Orfeu dhe Euridika e Gluck prezantoi operën në një mënyrë të re, një inskenim akrobatik synon të bëjë...

Lajme të tjera

Web TV