Me armë e municion me vete, si u kap i riu pasi tentoi t’i ikte policisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me armë e municion me vete, si u kap i riu pasi tentoi t’i ikte policisë. Dalin detajet, ishte i dënuar më parë për…

Policia ka arrestuar një 34-vjecar në Pukë, që qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sipas policisë, bën me dije se ka vënë në pranga shtetasin F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë.

Ai lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por është kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky person ka qenë më parë i dënuar për vjedhje dhe dhunë në familje.

NJOFTIMI:

Shërbimet e Policisë, krahas angazhimit 24 orë për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në fshatin Bicaj lëvizte me armë, u organizua puna për identifkimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat i një pune të mirëorganizuar u evidentua shtetasi F. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Bicaj, Pukë, i cili lëvizte me armë zjarri me vete dhe në momentin që ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën dhe ka tentuar të largohet, por eshtë kapur gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip TT dhe municioni luftarak.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Të fundit

Rama publikon pamjet nga Shkoda/ Pas shumë vitesh lumi Buna rrjedh i lirë

Është përmbyllur fazës së dytë të ndërhyrjes për pastrimin dhe çlirimin e zonës së Dajlanit në Shkodër. Lajmin e...

12 Korrik 927 – Dita kur lindi Anglia, roli i madh i mbretit Aethelstan

Në mëngjesin e 12 korrikut të vitit 927, një akt politik i ngjashëm me një marrëveshje të heshtur, por me pasoja të thella, do...

SHBA/ Shtëpia e Papa Leon XIV në Çikago do të bëhet monument historik

Shtëpia e fëmijërisë së Papa Leon XIV, e vendosur në periferi të Çikagos, Dalton, është blerë nga bashkia lokale dhe pritet të shndërrohet në...

Temperatura deri në 35 gradë Celcius/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Vendi ynë këtë të shtunë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin...

10 gjëra rreth Tokës që, – ndoshta,  nuk i dinit

A është e vërtetë që ditët po bëhen më të gjata? Si ishte niveli i detit miliona vjet më parë? A e dinit se...

Lajme të tjera

Web TV