Pacolli-Vuçiçit: Kisha ka mbrojtje më të madhe në Kosovë se në Serbi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka kundërshtuar deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiçit mbi Kishat dhe Manastiret Ortodokse Serbe në Kosovë.

Pacolli ka thënë se Kosova ofron mbrojtjen më të madhe të mundshme për objektet fetare, diçka që Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka as në Serbi.

Unë dua ta bëj të qartë Beogradit qe të ndal nxitjen e tensioneve në Kosovë, dhe vendet e tjera të rajonit. Këto deklarata sot tregojnë një shenjë të qartë qe Beogradi dëshiron të nxisë tensione në Kosovë para Krishtlindjes Ortodokse për të manipuluar serbët e Kosovës.

Ligji për liritë fetare në Kosovë ka marrë miratimin e Komisionit të Venecias dhe është në përputhje me standardet evropiane, ai tani do të miratohet nga Kuvendi i Kosovës.

“Lërini njerëzit të kenë festa normale dhe të qeta. Asnjë politikë në fe nuk është e nevojshme e aspak nga Beogradi që njihet për tendenca dhe për manipulime me qytetaret serbë të Kosovës”.

Këto komente erdhën pas miratimit të Ligjit për Liri Fetare në Mal të Zi.  Vuçiç ka aluduar se edhe Kosova shpejt mund të i largojë privilegjet e tepërta që zotërojnë këto kulte dhe të rishikohet historia e tyre.

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV