“Infertiliteti, problem shumë i madh në Shqipëri për të dyja gjinitë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjinekologu Shkëlqim Balili, i ftuar në “Koha për t’u zgjuar” ka folur në lidhje me problemet me infertilitetin dhe riprodhimin.

Doktori ka sqaruar se infertiliteti është një problem shumë i madh në Shqipëri, për të dyja gjinitë.
Ai evidentoi se janë të shumtë meshkujt të cilët kanë spermatozoidë me aftësi thuajse zero për të fertilizuar vezën, ndërsa sa i përket gjinisë tjetër, doktori theksoi se problemi me gratë janë që e “lënë shtatzëninë për të fundit” duke i dhënë prioritet karrierës dhe duke mos ecur sipas orës biologjike.

“Infertiliteti është një problem shumë i madh në Shqipëri. Kërkon punë intensive nga të gjitha qendrat gjinekologjike sepse kemi çifte që duan shtatzëni dhe nuk arrijnë dot. Ka një lidhje logjike. Une ju thash që kam pritur 35 lindje ishin gratë pas 29-vjeçe. Gratë sot duan të sigurojnë ekonominë dhe karrierën pastaj shtatzëninë e lënë të fundit.

Diku kam thënë vajzat 30 vjeçe i quaj plaka, në fakt e thashë për aftësinë për riprodhim. Nëse një grua është 30 vjeç dhe nuk arrin të mbesë shtatzënë, duhet të konsultohet me një gjinekolog, por kur kjo moshë kalon periudha ulet në 6 muaj. Me kalimin e kohës ulet numri i vezës dhe cilësia e tyre.
Riprodhimi mashkullor sot ka prioritet sepse ka rënie. Meshkujt në spermogramë dhe spermokulturë dalin që spermatozoidë me aftësi dhe shpejtësi normale për të fertilizuar janë thuajse zero”, tha ai.

Doktor Balili shtoi edhe se më e mira është që lindjet të bëhen në mënyrë natyrale, ndërsa theksoi se më parë përqindja e lindjeve që kryheshin me Cesarian dikur ishte vetëm 10 përqind, ndërsa sot ka arritur në 60 %.

Lexo edhe :  Lloji i makaronave më i konsumuar në botë, ja përse të gjithë i duan

“Në maternitet më parë kemi pritur 35 lindje në natë dhe kemi bërë 5 operacione në natë dhe kur shkoja në shtëpi thoja kam pasur një natë të bardhë. Në kohën e verës kur kishte shumë nevojë, pothuajse çdo natë nga 30 lindje, dhe natyrisht shkenca nuk kishte arritur këtu ku është sot, kishim një ide shkencore që duhet të ekzistojë edhe sot, që lindjet normalisht të ishin natyrale.
Shumë vite më parë isha në Francë, sapo hyra në sallë mjeku më pyeti: Sa e keni përqindjen e operacioneve në Shqipëri, i thashë 10 përqind, dhe më tha është idealja. Sot e kemi 60- përqind”, tha ai.

Doktori ka theksuar që të gjithë çiftet që kërkojnë një shtatzëni, duhet të bëjnë një kontroll paraprak, rreth 3 muaj para shtatzënisë.

“Të gjithë çiftet që kërkojnë të ngelin shtatzënë duhet të bëjnë një kontroll paraprak. Ne duhet t’i mësojmë vajzat dhe çiftet kur duhet të kryejnë marrëdhëniet seksuale për të ngelur shtatzënë. Në rastet kur ka infertilitet e pamundësi një konsultë është e domosdoshme. Konsulta duhet bërë 3 muaj para shtatzënisë”, u shpreh ai./e.t

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV