Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon sulmet në Kosovë/ Kërcënim për sigurinë në rajon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon me forcë sulmet kriminale dhe terroriste të ditëve të fundit në Kosovë, të cilat përbëjnë kërcënim serioz për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Aktet e përsëritura të dhunës, përfshirë shpërthimin e granatave pranë institucioneve dhe dëmtimin e kanalit jetik, ujësjellësit të Ibër-Lepencit, janë veprime të qëllimshme për të minuar integritetin e Republikës së Kosovës dhe për të krijuar pasiguri te qytetarët e saj.

Sulmi ndaj kanalit Ibër-Lepenc, që furnizon qytetet me ujë dhe KEK-un me burime për prodhimin e energjisë, është një akt i paprecedentë dhe kriminal që kërcënon furnizimin me ujë dhe energji për mijëra qytetarë. Kjo përbën një përpjekje të qartë për të goditur infrastrukturën kritike dhe për të paralizuar jetën normale të qytetarëve të Kosovës.

Ne ndajmë shqetësimin e institucioneve të Republikës së Kosovës se këto sulme janë organizuar dhe orkestruar nga struktura kriminale dhe paramilitare, të mbështetura nga Beogradi zyrtar.

Përfshirja e figurave të njohura për aktivitetet e tyre destabilizuese në rajon është një kërcënim i drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Ballkanit.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të ndalur mbështetjen ndaj këtyre veprimeve destabilizuese dhe për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Gjithashtu, u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin udhëzimet e institucioneve shtetërore përballë këtyre provokimeve.

Në këtë moment kritik, qëndrojmë të bashkuar me institucionet e Republikës së Kosovës dhe popullin e saj, duke riafirmuar mbështetjen tonë të palëkundur për ruajtjen e paqes, demokracisë dhe të drejtës ndërkombëtare.

Këto akte terroriste dhe kriminale nuk do të triumfojnë, pasi drejtësia dhe shteti ligjor do të dalin sërish fitimtarë./e.t

Të fundit

Popullsia e BE-së arrin rekord historik: mbi 450 mln njerëz

Emigracioni në Bashkimin Evropian e ka çuar popullsinë e bllokut në rekordin prej 450.4 milionë njerëz vitin e kaluar. Kështu...

Bill Gates ‘varfërohet’ me 51 miliardë dollarë pas një fjalie që tha!

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës së tij se do...

“Më sjell mëngjes në shtrat”, Anita rrëfen njohjen me Ramush Haradinajn

Anita Haradiaj ka rrëfyer për njohjen e saj me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, tashmë të martuar prej shumë vitesh ndërsa së bashku ndajnë...

Shkodër, gjendet i pajetë në makinë trupi i 50-vjeçarit

Trupi i një 50-vjeçari është gjetur mbrëmjen e sotme (12 korrik) i pajetë brenda një mjeti, në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës...

Historike! Macron pranon më në fund një shtet të ri

Franca shpalli të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në bazë të së cilës territori i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin...

Lajme të tjera

Web TV