Turqia gati të ndërhyjë ushtarakisht në Libi, nisin tensionet në Mesdhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritika të ashpra nga vende të Bashkimit Evropian rreth ndërhyrjes së premtuar të Turqisë me trupa në Libi. Shtetet e BE-së kanë interesa direkte në vendin afrikanoverior. Qipro dhe Greqia e kanë sulmuar vendimin për të ndërhyrë me trupa dhe e kanë quajtur një shkelje të rëndë të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Sipas qipriotëve interesi i vetëm i Turqisë është rezerva e madhe hidrokarbure që ndodhet në Mesdhe dhe që e kontrollon Libia,  e cila është përfshirë nga Lufta civile.

Mbështetje qipriotet kanë marrë edhe nga kryesuesi i parlamentit gjysmë legjitim libian Aguila Saleh, i cili ndodhej në një vizitë zyrtare në Ishull. Në një deklaratë të përbashkët për mediat ata e quajtën planin për të dërguar trupa në Libi të papranueshëm dhe e akuzuan Ankaranë se po e përshkallëzon tensionin në rajon.

Marrëveshjen e saj Turqia e ka arritur me qeverinë e akordit kombëtar Libian, e cila sipas Saleh e ka humbur legjitimitetin e saj dhe tashmë kërkon të shesë Libinë dhe pasuritë e saj te ndërkombëtarët. Ajo së cilës i druhen më shumë si libianët ashtu si edhe vendet e rajonit është dërgimi i trupave turke në vendin e përçarë nga lufta civile.

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV