Hapen kufijtë për punën sezonale në Greqi, ja si mund të aplikoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Finalizohet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Greqisë për punësimin e rregullt të emigrantëve sezonalë .

Kujtojmë se shqiptarët punojnë kryesisht në sektorin e bujqësisë në vendin fqinj.

Emigrantët shqiptarë do të punësohen në Greqi nëpërmjet disa procedurave të shpejta, që përfshijnë pagesën e taksave dhe kontrollin për koronavirus. Këto pagesa do të mbulohen nga tregtarët grekë, dhe emigrantët nuk do të paguajnë asgjë nga xhepi i tyre.

Mendohet se do të jenë nga 7 deri në 10 mijë emigrantë shqiptarë që përfitojnë nga kjo marrëveshje, ndërsa aplikimi do të fillojë që nga dita e hënë. Ata do të pajisen me kontratë dhe do të lejohen të udhëtojnë drejt Greqisë, ku do të punojnë me orar fiks prej 8 orësh dhe me pagesë 30 euro dita. Gjithashtu, personat që duan të punojnë më tepër, do t’ju lejohet të bëjnë dhe turn të dytë.

Kujtojmë se shteti grek do të hap kufijtë me Shqipërinë në datë 15 maj 2020.

Faza e parë ka të bëjë me punëtorët ose emigrantët shqiptarë që kanë qenë më herët në Greqi, të cilët menjëherë pas shqyrtimit të aplikimeve do të dërgohen në vendin fqinj në zonat ku do të punojnë.

Të gjithë emigrantët shqiptarë që do të shkojnë në vendin fqinj do të punojnë me të gjitha kushtet edhe përsa i përket koronavirusit, me maska dhe doreza.

Ndërkohë, faza e dytë marrjes së punëtorëve do të jetë për të gjithë ata emigrantë që nuk kanë qenë më parë në Greqi, por që do të aplikojnë online në platformën “punënëgreqi.gr”.

Sipas informacioneve nga ministria greke e bujqësisë, marrëveshja u arrit falë këmbënguljes së ministrit grek të Bujqësisë Makis Voridhis dhe deputetit të Parlamentit shqiptar,Taulant Balla.

Të fundit

Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë

Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar....

“News24, kur pronarit i prishen pazaret dhe gazetari ngel në rrugë”

Qindra punonjës të News24 dhe mediave të tjera të Irfan Hysenbelliut, rrezikojnë të mbeten pa punë, pas konfliktit mes pronarit dhe shtetit lidhur me...

Përkeqësohet situata, zjarret në pyjet e Gramshit po bëhen edhe më masive

Situata nga zjarri në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar akoma më shumë. Sipas kryebashkiakut të Gramshit, Besian Ajazi, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer...

Aksident pranë urës së Drojës, raportohen tre të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të urës së Drojës. Sipas raportimeve në aksident janë...

“Klub frikacak!” Tifozët nuk ia falin Bayernit që shiti Coman

Bayern po has në kritika të mëdha nga tifozët në rrjetet sociale pas lajmit që Kingsley Coman po transferohet në Arabinë Saudite. Sky raporton...

Lajme të tjera

Web TV