Pas fjalimit të ashpër që mbajti në Kuvend ku kërkoi ndarjen e Partisë Socialiste nga oligarkët, Ditmir Bushati ka vendosur të thyejë heshtjen. Ish-kreu i Ministrisë së Jashtme ka zgjedhur pikërisht gjuhën e diplomacisë për të reaguar pas debateve të shumta që shkaktoi deklarata e katër ditëve më parë.
“Pranvera filloi me ardhë”, është kënga që publikon Bushati dhe që është interpretuar nga artistët e Teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër.
“Mirënjohje artistëve të Teatrit “Migjeni” për emocionet që na dhurojnë. Të dielë të qetë!”, shkruan deputeti i Partisë Socialiste.
Sigurisht që në një situatë jo të qetë, ky reagim i Bushatit nuk do të lexohet vetëm si një përshëndetje e së dielës.