Debat për emrin e emisionit të Roland Qafokut në “Fjala”, ja çfarë thonë kompozitorët dhe shkrimtarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emisioni i ri “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” i cili do të transmetohet nga platformat e  grupit mediatik “Fjala”, ka ngjallur interes dhe debate në rrjetet sociale.

Përveç urimeve për emisionin e ri dhe nismën e grupit mediat “Fjala” ka pasur dhe “kritika” dashamirëse.

Në rrjetin social Facebook ka nisur një debat emrave të njohur për emrin e emisionit. Një mjeshtre e fjalës si është dhe autorja e shumë teksteve të këngëve shqip që janë kënduar në festivalet shqiptare të muzikës si është Zhuljana Jorganxhi, ka shprehur rezerva për titullin.

Në komentin e saj në Facebook, Jorganxhi shkruan:

“Ju uroj shëndet dhe suksese! Vetëm një vërejtje shoqërore: Pse duhet titulli ne gjuhe te huaj? Kemi gjuhen shqipe, se jo të gjithë kuptojmë anglisht. Është bërë modë dhe kjo mua nuk më pëlqen. Më falni për vërejtjen”.

Këtij sugjerimi drejtuesi i emisionit Roland Qafoku i është përgjigjur më një koment duke e shpërndarë në profilin e tij të Facebook. Qafoku ndër te tjera shkruan se “Ky është një titull emisioni dhe nuk është gjuha që flitet në emision. Edhe nëse në emision do ketë personazhe që flasin anglisht ata do përkthehen. Besoj se gjuha shqipe nuk dëmtohet në kësi rastesh.” (komentin e plotë mund ta lexoni këtu).

Në debat është afruar edhe nipi i Zhuljana Jorganxhi, kompozitori dhe muzikanti i njohur Gjergj Leka. Në komentin e tij, Leka shkruan se fakti që tezja e tij arriti të bëjë vërejtjen në fjalë është shprehje e stimes e respektit që ka për ty (Roland Qafokun).

“Fakti qe Zhuliana ben nje verejtje te tille , ka vetem nje kuptim: Te vlereson punen qe ben Landi dhe me beso qe e njoh shume mire Zhulianen jo thjesht per arsyen qe e kam gjakun tim,por qe cdo verejtje qe me ka bere gjate 42 viteve te karrieres sime, ka qene nje shkolle e vertete per mua. Gjithe jeten e saj kurre nuk ka bere verejtje por vetem kokeulur ka punuar, krijuar e ndihmuar per dekada breza me rradhe poetesh e teksshkrues. Ndaj fakti qe arriti te beje verejtjen ne fjale eshte shprehje e stimes e respektit qe ka per ty.”

Lexo edhe :  Ndodh edhe kjo! Majmuni i 'fik dritat' Sri Lankës, mbetet pa energji elektrike për 3 orë

Gjithashtu në debat është përfshirë dhe kompozitori i njohur Enver Shëngjergji i cili ka kontribuar për 40 vite me krijimtari në gjininë e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore.

Kompozitori shkruan:  I dashur Qafoku Roland sygjerimet mes miqeve Jane gjithmon miredashese.Une me shume se kushdo bej shume gabime ne shkrimet e mija.Por nje te drejte e nderuara Zhuliana Jorganzhi e ka.Ju e sqaroni profesionalisht dhe une nuk kam kellqe te ballafaqahom me ju ne kete problem.Se jeni autore I disa botimeve.Por qe eshte nje tendence e pergjithshme ne ekranet e TV ,ne foltoret e parlamentit qe te perdorim aq shume fjale te huaja sa mbetemi te pasqaruar se Ku duan te dalin me ato lloje frazash te perziera me shqipen .Respekte .Ne se ndonje germe nga keto qe shkrova nuk ben Mere hidhe ne koshin poshte tavolines.Sepse une nuk jam gjuhtare por dashamiresi dhe miku juaj.

Emisioni “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” do të transmetohet për herë të parë nesër në orën 18:30 në platformat e  grupit mediatik “Fjala”. Mund të na ndiqni live në Facebook të ‘Gazetës Fjala” dhe Fjala.al.

 

Të fundit

Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv për rikthimin e pipëzave plastike

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, përmes të cilit ai rikthen në SHBA pipëzat plastike. Teksa...

Biografia e re e Marie Curie dhe urgjenca e njohjes së vlerës së shkencëtarëve femra

"Një gabim që i atribuon një burri atë që është në të vërtetë puna e një gruaje ka më shumë jetë se një mace!" Me...

Skandal në Spanjë, lojtari i Realit rrezikon të dënohet me 5 vite burg për…

Një skandal ka përfshirë lojtarin e Realit, Raul Asencio. Ky i fundit rrezikon të dënohet me 5 vite burgim, për shkak të një skandali...

Një i plagosur me armë zjarri në hyrje të Lezhës, shtrohet në spital me plagë në gjoks

Një është plagisur me armë zjarri ditën e sotme në hyrje të Lezhës. LEZHË – Një është plagisur me armë zjarri ditën e sotme në hyrje...

BE-ja synon të investojë 200 miliardë euro në inteligjencën artificiale

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen tha se ata synojnë të nisin një investim prej 200 miliardë eurosh në fushën e...

Lajme të tjera

Web TV