Covid-19/ Mjeku Tritan Kalo: Nëse nuk tregojmë kujdes gjatë hapjes…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitalit Infektiv, Tritan Kalo ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve për kujdes maksimal, sidomos tani që janë duke dalë pak nga pak nga izolimi.

Në një postim në “Facebook” mjeku thekson se jemi në një situatë të mirë në luftën me Covid-19, por ka ende shumë për të bërë.

“FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh….”- shprehet Kalo.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

DJELË 3 Maj 2020….NJË DITË e re pune…Nis me udhëtimin në urban për në QSUT, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, të njohur edhe si Covid-1….Takimi në mbledhjen e mëngjesit, që vijon me informimin nga shërbimi i urgjencës për ecurinë e 24 orëve të rojes…Kqyrja e të sëmurëve së bashku me kolegët….Diskutimi mbi problematikat e shëndëtit të tyre e leximi për t’u informuar për gjithshka, që sot ka të bëjë me këtë virus tinzar Sars-Cov2 dhe sëmundjen të cilën ajo shkakton, Covid-19…..FATMIRËSISHT jemi në kushtet kur PËRPJEKJET tona në BASHKPUNIM dhe në MIRËKUPTIM me popullatën, kanë bërë që numuri i të sëmurëve të mos i kapërcejë mundësitë e kapaciteteve të infrastrukturës Shëndetëore parësore, dytësore dhe terciare për t’i trajtuar ato….NJË TREND i tillë edhe mundet të përmbyset NËSE nuk vijojmë të bëjmë kujdes gjatë hapjes graduale që po ndodh…..Distancimi fizik, përdorimi i maskave kurdoherë që është e mundëshme, higjena vetjake dhe ajo e mjedisit ku jetojmë e punojmë, hidratimi i duhur, ushqimi i shëndetshëm, vijimi i marjes së barnave për sëmunjdet kronike (Hipertoni, Pamjaftueshmëri të zemrës, Lëndimeve kronike të veshkave, mushkërive, kyçeve, Diabetin, etj.), do të na mundësojnë që vijojmë të ruajmë këtë TREND pozitiv të ecurisë së Covid-19 në vendin tonë…JU DUAM dhe JU RESPEKTOJMË të gjithëve….Aty ishim jemi dhe kurdoherë do të ndodhemi për t’ju ndihmuar, POR ndihmën më të madhe mundet t’ja jepni vetëvetes duke u kujdesur për të si dhe zbatuar këshillat tona…ME SHUMË SIGURI BASHKË DO JA DALIM!!!

Të fundit

A ka Shqipëria “organizata terroriste” dhe pse Berisha përhap një ide kaq anti-shqiptare?

Nga Kreshnik Spahiu As serbët dhe as rusët nuk kanë deklaruar kurrë që Shqipëria ka organizata terroriste. Çuditërisht sot i pandehuri...

Shkencëtarët sapo e konfirmuan/ Toka ka një kontinent të tetë dhe se ka qenë nën oqean

Në një përparim të mbështetur nga vite të tëra eksplorimi nënujor dhe analiza të avancuara gjeologjike, shkencëtarët kanë konfirmuar zyrtarisht vendndodhjen dhe strukturën e...

Kthjellime dhe vranësira, si do të jetë moti këtë të diel

Ditën e diel, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, të...

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje, ku shumë prej kandidatëve morën...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

Lajme të tjera

Web TV