Gjaku i plazmës, po eksperimentohet si trajtim për COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga spitalet më të mira në Britaninë e Madhe, do të përdorë gjakun e plazmës si trajtim për pacientët  sëmurë me Covid-19, si pjesë e një eksperimenti që transferon plazmën nga njerëzit e shëruar tek njerëzit e sëmurë, për t’i dhënë sistemeve të tyre imunitare një nxitje për të luftuar virusin.

Që kur koronavirusi i ri u shfaq në Kinë në fund të vitit të kaluar, ai ka vrarë më shumë se 200.000 njerëz në të gjithë botën, dhe kompanitë e ilaçeve po garojnë për të prodhuar një vaksinë, megjithëse nuk ka ende ndonjë trajtim specifik.

Spitali “Guy and St Thomas” në Londrës, për të cilin kryeministri Boris Xhonson tha se i shpëtoi jetën kur u sëmur rëndë me Covid-19, është ai që do të testojë të ashtuquajturin trajtim më “plazmën konvaleshente”, si pjesë e një eksperimentimi ndërkombëtar.

Gjaku i plazmës i dhuruar nga njerëzit që janë shëruar nga Covid-19, transfuzohet tek pacientët e sëmurë, trupat e të cilëve nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa kundër virusit.

“Për momentin, nuk ka asnjë trajtim të provuar për Covid-19”- thotë doktor Manu Shankar-Hari, këshilltar në spitalin e kujdesit intensiv në këtë spital.

“Plazma konvaleshente, është një trajtim premtues që mund të ndihmojë pacientët, trupat e të cilëve nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për të frenuar sëmundjen. Ky eksperiment, do të na ndihmojë të kuptojmë, nëse trajtimi duhet të përdoret më gjerësisht për të trajtuar COVID-19.” – tha Shankar-Hari.

Të fundit

Darka luksoze, ish-ministrja kroate dënohet

Një ish-ministre kroate, e cila veçse ishte dënuar për korrupsion, iu shqiptua një dënim tjetër më 2 shtator për...

Këshilli i Ministrave: Shpërblim për efektivët e zjarrfikësit që luftuan me flakët

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për shpërblimin e të gjithë punonjësve të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit, Mbrojtjes Civile dhe shërbimeve...

Gjendet një person i pajetë në Korçë, dalin detajet e para

Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesën e tij në Korçë, ku jetonte i vetëm. Përmes një njoftimi, Policia bën...

Sa shanse ka Edi Rama të heqë nga qarkullimi paranë ‘cash’?

Shkruar nga DW / Edi Rama njoftoi së fundi një plan ambicioz: ai do ta shndërrojë Shqipërinë në shtetin e parë në botë që...

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

ANDI BUSHATI - Lapsi Sali Berisha në stilin e tij proverbial i është përveshur edhe njëherë George Sorosit dhe të birit të tij, duke...

Lajme të tjera

Web TV