Alo, ChatGPT? Inteligjenca Artificiale përfshin WhatsApp

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Falë një përditësimi të ri, përdoruesit e WhatsApp tani mund të flasin në celular me ChatGPT dhe të shkëmbejnë mesazhe me të.

OpenAI ka njoftuar se shumë shpejt ChatGPT do të ketë numrin e vet të dedikuar që mund të telefonohet nga çdokush që ka një celular “smart”.

Kjo është një përpjekje që chatbot-i të jetë më i prekshëm edhe nja njerëzit e zakonshëm që mund të ndërveprojnë më shumë me të përmes kanaleve të njohura.

Whatsapp ka rreth 2 miliardë përdorues aktivë në muaj.

Edhe pse do të jetë një opsion i dobishëm, OpenAI e ka bërë të qartë që është një formë eksperimentale për të folur me chatbot-in ndaj disponueshmëria dhe kufizimet mund të ndryshme.

OpenAI po përpiqet që ChatGPT të ketë sa më shumë përdorues që investitorët të jenë të lumtur dhe të vazhdojnë me pagesat marramendëse që nevojiten për prodhimin e fuqisë kompjuterike që vendos në funksion modelet e Inteligjencës Artificiale.

OpenAI po zhvillon një event teknologjik, “12 ditë Krishtlindjesh” përgjatë të cilavve ka prezantuar risi si Sora, një përkthyes me IA që merr video, foto apo tekst për të prodhuar një video të re, anëtarësimin mujor prej 200 dollarësh etj./    S,M

Të fundit

Përmirësohet shëndeti i Papës

Vatikani tha se Ati i Shenjtë po i përgjigjet mirë trajtimit për pneumoninë e dyfishtë dhe ka treguar një...

Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Njësoj si Ledion Liço i cili hap zarfet në Big Brodher, drejtuesit politik të PS përpara Edi Ramës dhe Taulant Ballës drejtues politik për...

Nxiu imazhin e Shqipërisë në mediat greke, Rama ironizon Berishën me bufin e kënetës

Kësaj manie të pashpjegueshme të Berishës për të ulur imazhin e vendit nëpër botë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke ironizuar kreu e...

Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga Bardhok Doda, Koordinator i përbashkët...

Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në moshën 53-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, Carles Minarro u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Barcelonës. Ai iu bashkua klubit në vitin...

Lajme të tjera

Web TV