Dëshiron të kthehet te Barcelona, Neymar sakrifikon 100 mln euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Neymar dëshiron që të rikthehet te skuadra e Barcelonë dhe për këtë gjë është i gatshëm që të humbasë plot 100 milionë euro.

Braziliani provoi që të rikthehej te Barcelona verën e kaluar, por në fund u detyrua të qëndronte te Paris Saint-Germain. Ai ka një kontratë me PSG deri në vitin 2022 dhe nuk ka ndërmend të ulet në tavolinë për ta rinovuar atë, pavarësisht shifrave marramendëse që i ofrohen.

“Mundo Deportivo” shkruan se Neymar ka refuzuar ofertën e parë, 100 milionë euro kesh vetëm për të pranuar rinovimin e kontratës. Ndërsa në kontratën e re që i ofrohet, ai do të përfitojë mbi 50 milionë euro në sezon, por as kjo shifër nuk e josh. Ndërkohë agjentët e sulmuesit do të provojnë të shfrytëzojnë ligjin e FIFA-s që e lejon një lojtar të prish kontratën në mënyrë të njëanshme nëse ka kaluar 3 vite në atë klub, në rastin konkret tek PSG.

Ndërsa para se të nis këtë ofensivë, Neymar kërkon garanci nga ana e Barcelonës, e cila dhe në këtë rast është e detyruar të paguaj 180 milion euro për kartonin e tij, një shifër e vështirë për tu përballuar në këtë kohë krize./Fjala.al/

Të fundit

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të...

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund të arrestohet për korrupsion para...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

Lajme të tjera

Web TV