Paola Napolitano zgjidhet në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshet bëri me dije se, në krye të Departamentit për Ruajtjen e Kulturës Arbëreshe, të fondacionit kulturor “Paola di Tarso”, u emërua dr. Paola Napolitano.

Dr. Napolitano do të jetë në krye të koordinimit dhe drejtimit të këtij departamenti me rëndësi për ruajtjen e trashëgimisë kulturore arbëreshe, raportet mes komuniteteve lokale arbëreshe dhe mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe në nder të gjithë atyre që sakrifikuan jetën e tyre në emër të paqes dhe ruajtjes së trashëgimisë arbëreshe.

“Ne mendojmë se ruajtja e Kujtesës së Popujve që bashkëjetojnë në paqe prej shekujsh në territorin italian duke bashkëndarë vlerat dhe duke i rritur nëpërmjet shkëmbimit reciprok të traditave, duhet të jetë një objektiv i rëndësishëm për të gjithë ata që kanë për zemër paqen”- deklaroi sekretari i përgjithshëm i Fondacionit Kulturor “Paola di Tarso”, Fabio Gallo./K.K

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV