Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që klubet shpenzuan në vitin 2024 është 683.4 milionë €.
Pjesa me e madhe e kësaj shumë ka shkuar për menaxherë, lojtarët e të cilëve luajnë në Europë. Numri më i madh i pagesave për shërbimet e agjentëve të futbollistëve, u paguan nga klubet angleze, me një total prej 185.8 milion €.
Në vitin 2024, u kryen 2,185 transferime ndërkombëtare, duke vendosur një rekord të ri dhe duke shënuar një rritje prej 6.7% krahasuar me vitin 2023. Në futbollin profesionist të femrave, klubet shpenzuan mbi 1 milion Euro për shërbimet e menaxherëve./E.T