Shamsud-Din Bahar Jabbar, një qytetar amerikan dhe veteran i ushtrisë amerikane, është identifikuar si autori i sulmit të përgjakshëm në New Orleans që shkaktoi 15 të vdekur dhe 35 të plagosur.
Ngjarja ndodhi natën e Vitit të Ri në Bourbon Street, ku Jabbar përdori një furgon për të goditur kalimtarët dhe më pas hapi zjarr me armë. Ai u vra gjatë përplasjes me policinë.
Sipas FBI-së, Jabbar mbante një flamur të ISIS-it në furgonin e tij dhe kishte postuar video në rrjetet sociale, duke pretenduar lidhje me këtë organizatë. Hetimet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së bashkëpunëtorëve të tjerë dhe lidhjeve të tij me grupe terroriste ndërkombëtare.
Presidenti Joe Biden ka dënuar aktin dhe ka premtuar hetime të thelluara për të zbuluar lidhjet dhe motivet e sulmuesit. Ndërkohë, Donald Trump ka ngritur shqetësime për emigracionin ilegal, edhe pse Jabbar ishte qytetar amerikan, duke theksuar sfidat e brendshme të sigurisë në vend. Hetimet po vazhdojnë për të kuptuar nëse sulmi në New Orleans ka ndonjë lidhje me shpërthimin e një Tesla Cybertruck pranë hotelit të Trump në Las Vegas, i cili ndodhi disa orë më vonë./kb