“Kontroll mbi Gjykatën Supreme”/ Ministrja e Drejtësisë propozon një mekanizëm të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas luftes së hapur që kryeministri i Kosovës i ka shpallur institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit Blerim Isufaj, që e ka thirrur të dëshmojë mbi një çështje korrupsioni që përfshinë zyrtarë të qeverisë së tij, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, po çon deri në fund qëndrimin e shefit të saj.

Sipas Haxhiut, këto institucione përfshirë edhe Gjykatën Speciale kanë nevojë për kontroll.

“Kemi diskutuar brenda nesh si institucione në raport me kërkesat që të ketë një organizëm, një mekanizëm që mbikëqyrë punën e Gjykatës Speciale. Nuk është që ka pasur pajtime se kush do të jetë mekanizmi, si do të krijohet mekanizmi, a do të jetë ndërkombëtar apo vendor. Kjo është në kuadër të kompetencave të Kuvendit të Republikës së Kosovës…”- u shpreh ministrja e Drejtësisë.

Madje sipas Ministres Haxhiu, ne antiteze te plote me veprat e kryeministrit te saj Kurti, eshte opozita ajo po pengon reformën në sistemin e drejtësisë.

“Ne kemi thënë në vazhdimësi që opozita ka të drejtën e kontestimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese, por është dukur sheshit që tendenca e opozitës ka qenë që t’i bllokojë këto reforma, dhe t’i vonojë reformat e tilla në mënyrë që të njëjtat të mos arrijnë të jetësohen”, shprehet Haxhiu.

Ministrja Haxhiu nuk ka harruar të shpreh edhe njëherë ambicien për të patur një tjetër mandat qeverisës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, edhe pse themelet e korrupsionit të qeverisë Kurti sa vijnë dhe thellohen./K.K

Të fundit

Pse po bie Euro, sa i mundshëm është niveli 1-1 me Dollarin?

Politikëbërësit shpesh mirëpresin një monedhë më të dobët si një mjet për të stimuluar rritjen ekonomike, sepse i bën...

Berisha “përgjërohet” në SPAK për “arrest”, Meta i “rehatuar” në qeli

Nga Jakin Marena Me një fjalor pa lidhje në pamje të parë, por me të duhurin për hallin e vet personal, pasi sa më shumë...

Nga dritarja e shtëpisë te dera e SPAK, Lala bën kronologjinë e përplasjes Berisha-SPAK

Sali Berisha ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës për masën detyrim paraqitje, të cilën e kishte refuzuar në nëntor 2023, duke përfunduar në...

“Do të vijmë befas natën”, kë po kërcënon Erdogan?

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan lëshoi ​​kërcënime të reja kundër popullit kurd, këtë herë në fjalimin e tij në kabinetin që u mblodh të...

Pas alarmit botëror, mjekja shuan aludimet: Nuk do ketë pandemi, HMPV nuk është një Covid

HMPV është një virus i ri i cili ka alarmuar Kinën, por jo vetëm. Për shkak të videove që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV