Punonjësit e festave: Pagesë shtesë për datat 1 dhe 2 Janar, tregu i punës në fokus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për të drejtat në punë.

Xhemalaj tha se kush punon më datë 1 dhe 2 janar, duhet të paguhet më shumë. Ai tha se SCOT Albania, që ai drejton ka bërë punë të mirë në drejtim të garantimit të të drejtave të punëtorëve. Sipas tij, sot tregu i punës është zhvilluar dhe kompanitë po punësojnë profesionistë.

Ilir Xhemalaj: Datat 1 dhe 2 janar njihen si ditë festash dhe paguheni më shumë. Data 1 janar duhet paguar 25 përqind më shumë dhe duhet zëvendësuar një ditë tjetër. Në rast se nuk kryhet pagesa, duhet t’i drejtohemi Sindikatës dhe nëse nuk ka sindikatë, duhet t’i drejtohemi Inspektoratit të Punës dhe në fund gjykatës. Nëse nuk ka akordim mes palëve, çështja shkon në gjykatë. Kodi i Punës thotë se vetëm e diela është ditë pushimi, pavarësisht se shumë kompani lënë edhe të shtunën pushim. Nëse flasim për tregun e punës sot, është zhvilluar.

Kompanitë dikur punonin në shërbim klienti, tani preferohen profesionet. Kjo do të thotë që punonjësi jep shërbim të mirfilltë në një fushë të caktuar. Pavarësisht se ka humbje të punonjësve, nuk ka rritje reale page. Një operator në call center në italisht paguhet 350 lekë të reja dhe në gjermanisht 500 lekë. Tregu është formalizuar, punonjësit nuk hiqen kollaj nga puna.  Ka akoma punonjës që nuk dinë të drejtat e tyre, nuk paguhen për ditët festive. Ka raste që punonjësit nuk marrin paratë për shumë muaj. Ka raste që kompania nuk ka para dhe punonjësit mbetën pa paguar. Ne kemi propozuar që këto kompani të kenë një fond të posaçëm që të jenë para për punonjësit./   S,M

Të fundit

Goditen dy raste paligjshmërie në Kukës! Sekuestrohen mallra kontrabandë,lëndë narkotike

Policia në Kukës lajmëron se ka arrestuar një shtetas, për kontrabandë. Gjatë kontrolleve në aksin rrugor Shishtavec-Kukës, Policia ndaloi...

Sot Konventa e PL në Tiranë, Ilir Meta pritet të flasë nga burgu

Në Tiranë ditën e sotme (1 shkurt) do të mbahet Konventa e Partisë së Lirisë. Takimi do të zhvillohet në orën 11: 00, në...

Durrës Yachts & Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar

Eagle Hills njofton një arritje të rëndësishme në zhvillimin e Durrës Yachts & Marina: leja zyrtare për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort...

Çfarë po ndodh me Justin Bieber?Ylli i muzikës nuk njihet nga fansat 

Balluket e flokëve të Justin Bieber ishin një pjesë integrale e identitetit të tij kur ai fitoi një famë të madhe si adoleshent në...

Merrnin deri në 500 euro për kalimin e emigrantëve të paligjshëm,dërgohen 8 policët

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimeve mbi procedimin penal nr.1196 të vitit 2024 dërgon...

Lajme të tjera

Web TV