“1.3 mln vizitorë në sitet e trashëgimisë”, Rama: Vijon puna për Teatrin Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një historik të ngjarjeve më të rëndësishme kulturore të vitit që lamë pas.

Në video-materialin e përgatitur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, thuhet se gjatë vitit 2024 janë zhvilluar 2300 evente kulturore të mbështetura, 25% më shumë se në vitin 2023. Sipas MEKI, ka pasur një rekord vizitorësh në sitet e trashëgimisë kulturore: Mbi 1.3 milionë vizitorë, 30% më shumë se në vitin 2023.

“Javët Kulturore Ndërkombëtare, 21 shtete pjesëmarrëse, 250 aktivitete, 360 artistë. “Love as a Glass of Ëater” në Bienalen Ndërkombëtare të Artit në Venecia. Pavioni shqiptar përfaqësuar nga artistja Iva Lulashi”.

Më tej, renditet rihapja e Teatrit të restauruar të Kukullave dhe përurimi i Muzeut Etnografik të Krujës e Muzeut Etnografik të Kavajës, falë mbështetjes së EU4Culture.

Ndërkohë, sipas qeverisë, vijojnë punimet për Infrastrukturës Kulturore: Muzeu Kombëtar i Arteve të Bukura, Teatri Kombëtar, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë./   S,M

Të fundit

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Më shumë hua priten këtë vit, por për çfarë e duan kredinë shqiptarët

Për konsum e blerje banesash, shqiptarët rritën kërkesat për huamarrje nga bankat në vend. Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë për 3 mujorin e 4...

14 vjetori i 21 janarit dhe 5 vjetori i SPAK

Nga Skënder Minxhozi Këto dy data e përjashtojnë njëra-tjetrën. E para na kujton ditën kur shteti vrau, zhduku provat dhe përzuri hetuesit e prokurorët nga...

Lajme të tjera

Web TV