Policia greke angazhon ekipe të posaçme për kapjen e 2 shqiptarëve të arratisur nga burgu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu, Romeo Qosja dhe Lefter Toçi, të dy 41 vjeç, kanë alarmuar autoritetet greke prej ditëve të para të 2025. Ata mbaheshin në Burgjet Bujqësore të Kassavetias, prej ku edhe u arratisën mbrëmjen e së enjtes (2 janar 2025). Sipas informacioneve, policia greke (EL.AS) po heton edhe në Perëndim të Atikës për kapjen e kriminelëve të rrezikshëm, madje ka raportime nga qytetarët se i kanë parë ata.

Operacioni për gjetjen e tyre po realizohet nga ekipe të posaçme të policisë. Siç raportojnë të njëjtat burime, dy të arratisurit mund të jenë të armatosur dhe besohet se janë bashkë.

Arratisja e kriminelëve
Dy burrat janë dënuar me shumë vite burg (madje edhe me burgim të përjetshëm) për një sërë grabitjesh, zjarrvëniesh dhe anëtarësim në një organizatë kriminale me qëllim kryerjen e vrasjeve.

Të dy të burgosurit, të dy 41 vjeç, mbaheshin që nga viti 2019 në Burgjet Bujqësore, në një zonë pa gardh sigurie, për shkak të sjelljes së mirë, ndërsa dhoma e tyre kontrollohej vetëm disa herë në ditë nga stafi.

 

 

Të arratisurit kishin marrë pesë ditë leje në vitin 2024 dhe duket se e shfrytëzuan kthimin e tyre nga leja e fundit disa ditë më parë për të planifikuar dhe ekzekutuar arratisjen.

Zhdukja e tyre, e cila u konstatua në orën 21:00 të së enjtes, shkaktoi mobilizimin e menjëhershëm të policisë, pasi dy të arratisurit konsiderohen të rrezikshëm për shkak të të kaluarës së tyre të rëndë kriminale, ndërkohë që kërkimet për gjetjen e tyre janë në zhvillim e sipër.

Lexo edhe :  Masakra në Mal të Zi/ Autori po drekonte me miqtë në lokal

Ishin pjesë e një bande vrasësish me pagesë
Dy burrat, të dy 41 vjeç, janë dënuar për një sërë krimesh të rënda, si grabitje, tentativa vrasjeje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

Dënimet e tyre përfshijnë shumë vite burg dhe burgim të përjetshëm, çka tregon rrezikun e lartë që ata përbëjnë për sigurinë publike./K.K

Të fundit

8 Janar 1918/ Presidenti amerikan Wilson shpall 14 pikat e tij

Në një fjalim të mbajtur përpara Kongresit, presidenti amerikan Woodrow Wilson, foli mbi qëllimet e Shteteve të Bashkuara në...

8 Janar 1642/ Vdes Galileo Galilei, astronomi italian që ishte dhe “babai i shkencës”

Galileo Galilei, shkencëtari pisan që ridizajnoi kozmosin, Tokën dhe gjithë njohuritë, por pagoi një çmim të lartë për metodën e tij shkencore.  Galileo Galilei vdiq...

Në 41 vjeç, ishte Isabella Rossellini shumë e vjetër për të qenë e bukur në 1994?

Lancôme njoftoi se ata po largonin modelen më të paguar në botë, megjithëse nuk e thanë kaq troç Genevieve Fox E turpëruar nga ditëlindja e saj...

Injoroni Musk, do të ndjeni shpejt përfitimet e politikave Laburiste në xhepin tuaj

Pavarësisht nga nxitësit e dënimit, perspektiva për ekonominë, NHS dhe shërbimet jetike është e mirë. Muajt ​​e ardhshëm duhet ta dëshmojnë këtë Polly Toynbee Shikoni lart,...

E ardhmja e Partisë Demokratike po rrokulliset poshtë Broadway

Nga Henry Grabar Një nga aktet më pak të njohura të Revolucionit Francez, në ditët para sulmit të Bastiljes, ishte një seri sulmesh mbi barrierat...

Lajme të tjera

Web TV