Juglindja është bërë alternativa joverore e Jugperëndimit, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Gjatë sezonit veror, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor jugperëndimor: Vlorë-Orikum-Palasë-Himarë-Sarandë. Dhe çdo të hënë, diskutohet nëpër kafene për udhëtimet në plazhet jugperëndore, si destinacion kryesor i turizmit vendas përgjatë sezonit veror.

Por në vitet e fundit, me kalimin e verës, lajmet e çdo fundjave njoftojnë për radhë kilometrike në segmentin rrugor juglindor: Elbasan-Lin-Pogradec-Korçë. Hotelet dhe bujtinat në zonën nga Lini deri në Voskopojë mbushen plot gjatë fundjavave jo-verore.

Dhe me fillimin e projekteve të “Lungogjolit” (nga Pogradeci në Tushemisht) dhe të pistave të skive në Dardhë e Voskopojë, pritet që trafiku drejt Juglindjes të rëndohet edhe më tepër në vitet në vijim.

Po ama, infrastuktura aktuale rrugore nuk mund t’i përgjigjet dot fluksit në rritje drejt Juglindjes – sidomos segmenti Bradashesh-Elbasan. Në udhëtimin tim të fundit drejt Juglindjes mu desh 1 orë ta kaloja këtë segment (që vite më parë përshkohej brenda 10 minutash…).

Fillimi sa më i shpejtë i punimeve për bypass-in e Elbasanit (që anashkalon segmentin tejet të rënduar aktualisht Bradashesh-Elbasan), do t’i jepte frymëmarrje turizmit vendor në gjithë zonën juglindore.

Ndërsa për rritjen e turizmit të huaj drejt kësaj zone, duhet menduar për lidhje më moderne rrugore mes Ohrit/Manatstirit me Pogradecin/Korçën./   S,M

Të fundit

U kap me doza kokaine dhe kanabis, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas operacioneve të zhvilluara për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ...

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO/ Shtetet që nuk paguajnë s’do…

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend...

Zuckerberg: Jo më verifikim faktesh në FB dhe Instagram

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t'i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e...

Rama: Vjosa, mbretëresha e lumenjve të egër dhe e të apasionuarve pas rafting

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga lumi Vjosa, duke e cilësuar atë si një destinacion të veçantë për rafting dhe sportet ujore. Gjithashtu...

Benito Musolini, vë në pikëpyetje planet e Hitlerit mbi pushtimin e Britanisë

Udhëheqësi fashist italian Benito Musolini i shkruan një letër Adolf Hitlerit, ku e paralajmëron Fyhrerin që të mos nisë një luftë kundër Britanisë së...

Lajme të tjera

Web TV