Moti i keq ‘mbërthen’ SHBA-në, priten reshjet më të mëdha të dëborës prej një dekade

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të Bashkuara të dielën, pasi një stuhi dimërore pritet të sjellë mundësinë e “reshjeve më të mëdha të dëborës prej një dekade” në disa zona.

Bora dhe akulli mbuluan rrugët kryesore në pothuajse të gjithë Kansasin, Nebraskën perëndimore dhe pjesë të Indianës, ku Garda Kombëtare e këtij shteti u aktivizua për të ndihmuar udhëtarët e bllokuar në makina. Pritej të paktën 20 cm dëborë, pasi Shërbimi Kombëtar i Motit qarkulloi paralajmërime për stuhi dimërore për shtetet Kansas dhe Missouri.
Paralajmërimi u shtri edhe në New Jersey për të hënën dhe deri në orët e para të së martës.

“Për vendet në këtë rajon që do të kenë sasitë më të mëdha të borës, mund të jenë reshjet më të mëdha në të paktën një dekadë”, tha shërbimi i motit të dielën herët.
Rreth 63 milionë amerikanë banojnë në zonat që mund të preken të dielën, sipas specialistit Bob Oravec, me Shërbimin Kombëtar të Motit.

Vorbulla polare e ajrit tepër të ftohtë zakonisht rrotullohet përreth Polit të Veriut. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi e përjetojnë të ftohtin e tij intensiv kur rrymat e ajrit zhvendosen drejt jugut.

Studimet tregojnë se ngrohja e shpejtë në Arktik është pjesërisht shkaku për frekuencën në rritje të vorbullës polare që zgjeron ndikimin e saj të akullt.

Stuhia pritet të përfshijë edhe kryeqytetin Uashington dhe rrethinat e tij.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikoi nga 20 deri në 30 centimetra dëborë për zonën e Anapolisit, Maryland, me temperatura të mbetura nën zero gjatë gjithë fundjavës.

Lexo edhe :  Meta 2 orë e gjysëm në SPAK/ Gjokutaj jep detaje nga marrja në pyetje e kreut të PL

Në një deklaratë në rrjetin X, guvernatori i Virxhinias, Glenn Youngkin shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të premten në mbrëmje përpara stuhisë dhe i inkurajoi banorët të votojnë përpara zgjedhjeve speciale që mbahen për këtë shtet të martën.

Deklarata të ngjashme për gjendjen e emergjencës u bënë në Kansas, Kentaki, Mariland dhe në qytetet qendrore të Illinoisit.

“Është vërtet serioze”, tha meteorologu John Gordon në një konferencë shtypi në Louisville, Kentucky./E.T

Të fundit

Eurocontrol ul tarifat aereoportuale për Rinasin dhe Kukësin

Eurocontrol ul tarifat aeroportuale për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe për Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit Zayed. Sipas njoftimit, ulja e...

Trump: Pasoja të rënda nëse Hamasi nuk i liron pengjet

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti të martën një konferencë shtypi në rezidencën e tij në Florida. Ai shpjegoi qëndrimin...

Spiropali pret ambasadorin e Italisë: Mirënjohje për thellimin e marrëdhënieve miqësore

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci, me rastin e përfundimit të misionit të tij...

Bleona Qereti bëhet gati për Big Brother, firmos kontratën me produksionin

Këngëtarja e famshme Bleona Qereti thuhet se do jetë një nga banorët e Big Brother Vip Albania, në këtë sezon të katërt. Edhe vitin...

“Furçe dhëmbësh dhe këpucë rozë”, Elton Ilirjani rrëfen çfarë kishte çanta e Parashqevisë

Ndërsa rrëfeu takimin mes Parashqevisë dhe djalit të saj, Elton Ilirjani rrëfeu për Top Story dhe një moment tjetër të trishtë. Ai tregoi se...

Lajme të tjera

Web TV