Nga “Rrugica e Shpresës”, te Rrugica e SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Të hënën në mëngjes, Sali Berisha do të transferojë kontingjentin e protestuesve nga “Rrugica” poshtë dritares së tij, te “Rrugica” poshtë dritares së Altin Dumanit, në SPAK. Për gati një vit, ata 20 persona poshtë dritares së Berishës ishin e vetmja pasuri politike e tij. Me ta fliste, me ta mburrej, me ta kërcënonte kundërshtarët në parti, dhe me ta festoi, kur përkohësisht iu hoq masa e sigurisë.

Tani, kalvari nis nga e para. Jo çdo ditë, por dy herë në muaj, ata do të jenë poshtë dritares së Altin Dumanit duke e akuzuar atë me gjithë arsenalin e akuzave të Berishës, që i ka gati për çdo kundërshtar.

Por, nëse “Rrugica” poshtë dritares së Berishës i jepte mundësinë të dukej si një “i burgosur” qesharak, protestat poshtë dritares së Altin Dumanit e shfaqin atë si një “të pandehur” qesharak.

Masa e sigurisë ndaj tij është në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë SPAK-ut që masa e sigurisë “detyrim paraqitje” të mos kalonte për miratim në Kuvend. Gjyqtari thjesht ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Problemi që ka Berisha me këtë masë nuk është se duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, por se vendimi ka rrëzuar gjithë motivin me të cilin ai i mbajti ata 20 persona poshtë dritares së tij për një vit.

Vetëviktimizimi i tij si një “i burgosur” në shtëpi e shpëtoi nga telendisja nëpër rrugë dhe ia përqendroi gjithë aksionin politik te 20 persona që protestonin poshtë dritares.

Vendimi i fundit i ka bërë një dëm të madh, sepse i ka hequr alibinë e “burgosjes” dhe e ka lënë të lirë të telendiset rrugëve.

Lexo edhe :  Dallgë apo cunami? Misteri që përditë do të zbulojmë me Presidentin Trump

Përpjekja e tij për të spostuar betejën nga “Rrugica e Shpresës” te “Rrugica e SPAK” është një lëvizje e dëshpëruar, pasi ai po shkon aty i dorëzuar. Ai ka pranuar vendimin e Gjykatës dhe është kthyer në pikën zero, ku nisi vetëviktimizimi i tij vitin e kaluar.

Me pranimin e vendimit të Gjykatës, Berisha ka hedhur poshtë dhe sakrificën e atyre 20 personave poshtë dritares, duke u provuar se e gjithë beteja ishte një lojë false e provokuar prej tij.

Tani do të kishte kuptim që Berisha të refuzonte vendimin dhe këta të protestonin për të, por nuk ka asnjë kuptim që edhe Berisha të pranojë vendimin dhe ata të protestojnë kundër SPAK. Në rastin e parë, ata protestonin për heroizimin e Berishës, ndërsa tani do të protestojnë për dorëzimin e tij./e.t

Të fundit

Putin i shqetësuar për ekonominë ruse: Elita e Moskës kërkon negociata me Trumpin

Presidenti Vladimir Putin është bërë gjithnjë e më i shqetësuar për shtrembërimet në ekonominë e kohës së luftës në...

Pensionistët që kanë punuar në ish-kooperativa s’do të përplasen më dyerve të gjykatave

Komisioni për Çështjet Ligjore ka miratuar projekligjin, i cili u njeh vitet e punës që s’figurojnë në regjistra të gjithë pensionistëve që kanë punuar në ish-kooperativa. Ky...

Serbia “përgatitet” për zgjedhjet në Kosovë

Lista serbe, pjesë e garës elektorale në Kosovë ka mbështetjen zyrtare të partisë Përparimtare Serbe, drejtuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, ç’ka ka bërë që...

‘Bisha’ presidenciale e Donald Trump, cilësohet si automjeti më i sigurtë në botë (FOTO)

Donald Trump do të udhëtojë me një Cadillac One. E etiketuar si “Bisha”, limuzina presidenciale është automjeti më i sigurtë në botë. Mund t’i rezistojë...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape?

Gjumi me çorape shpesh shkakton debate të mëdha. Disa e duan atë, veçanërisht gjatë dimrit, ndërsa për të tjerët vetë mendimi për të shkakton...

Lajme të tjera

Web TV