Premtimi i Berishës/ Do përgjysmojnë taksat për naftën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u zotua që nëse forca e tij politike vjen në pushtet, do të përgjysmojë taksat për naftën në vend. “Zotimi ynë është ky, në territorin e Republikës së Shqipërisë, nafta nuk do mund të shitet kurrë me variacion çmimi plus-minus 10 për qind me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, vende që nuk prodhojnë një litër naftë. Kosova naftën e merr kryesisht nga Durrësi. Pra nafta nga Durrësi shkon në Prishtinë, transportohet dhe shitet 40 për qind më lirë. Merr fund kjo vjedhje e tmerrshme mbi shqiptarët. Qeveria nuk ndërhyn në çmime, por qeveria nuk toleron kurrë spekulime”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Sikundër garantoj shqiptarët se ngarkesa fiskale mbi naftën, që është mbi qytetarët, do të njohë një rënie drastike. Do të përgjysmohet. Nafta është energji dhe energjia është zhvillim. Ndaj dhe kjo ngarkesë do të zbresë në nivelin e ngarkesave më të ulëta në rajon, në mënyrë që nafta në Shqipëri të zbresë në nivelet e ulëta, se ka vende në rajon që e kanë më të larta se Maqedonia dhe Kosova.

Këto dy vende do merren modeli i çmimit të naftës. Do jetë kjo paketë e 100 ditëve, pjesë e paketës me të cilën ne synojmë t’u dëshmojmë shqiptarët se të ardhurat e tyre po rishpërndahen në një mënyrë më të ndershme dhe se do jenë ata përfitues kryesorë”.

Sipas Berishës, nafta në Shqipëri shitet me çmim shumë më të lartë për konsumatorët për shkak të taksave të larta. “Akciza: 38 lekë për litër. Taksa e qarkullimit, e cila në vitin 2013 ka qenë 7 lekë, është sot 27 lekë. Taksa e karbonit: 3 lekë. Taksa e rilicencimit, se këta i ndajnë me lote: 7-10 lekë. Markimi dhe skanimi: 3 lekë. Kontrolli i pompave: 2 lekë. TVSH: 30 lekë. Në total 1.130 lekë”, tha Berisha.

Lexo edhe :  PD nis premtimet elektorale/ Do heqim mesataren për universitetet, fituesit sipas meritës

“Domethënë secili shqiptar që blen një litër naftë, i paguan qeverisë për këtë litër nafte në mënyrën më kriminale 1 euro e 13 cent, që nuk ndodh në asnjë vend të botës. Natyrisht ky tatim i qytetarëve për çdo litër nafte 1.1 euro është unik, nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri dhe në mënyrë të padiskutueshme kjo ka ndikim të fuqishëm në çmimin e naftës”./E.T

Të fundit

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Nuk ka lidhje me zgjedhjet, fitoren e kemi të sigurt

Kryeministri Edi Ram ka reaguar pas akuzave se ulja e çmimit të energjisë elektrike u bë për efekt elektoral....

Fluksi i lartë i futjes së automjeteve nga jashtë, në diskutim rregulla të reja importi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5....

A i shkonin gocat Dash Shehit nga mbrapa? Politikani flet për rininë e tij

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim....

Cila është kisha më e madhe në botë?

Duke marrë parasysh vetëm pjesën e brendshme, me 20,139 metra katrorë sipërfaqe të mbuluar, rekordi shkon në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Konkurrenca. Por vendi i parë i...

“Po mbaj dy Big Brother-a”, Olsa Muhameti “kunja” Ledion Liços

Autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP...

Lajme të tjera

Web TV