Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fundviti i sapo lënë pas “zhyti” në pesimizëm shqiptarët. Në dhjetor, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar ra 108.6 pikë. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në më shumë se 8 muaj.

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas

“Kjo pas ne kemi rritje ekonomike, por që nuk përkthehet në më shumë mirëqenie për qytetarët”, thotë për A2 CNN Shpëtim Agolli, ekspert për ekonominë.

Pavarësisht shifrave rekord të turizmit, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen super-marketeve, baret e restorantet ra me plotë 5.5 pikë në dhjetor. Kjo ishte rënia e dytë më e fortë e regjistruar për vitin e sapo lënë pas.

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas

Në linjë të ngjashme shkoi edhe besimi në tregti i cili ra me 3.3 pikë duke e mbyllur vitin me pesimizëm. “Kjo lidhet me faktin se konsumatori nuk ka garanci. Asgjë nuk është e sigurt. Çmimet mund të ndryshojnë krejt papritur”, thotë Agolli.

Me gjithë inflacionin e rikthyer në objektiv prej muajsh, shqiptarët mbesin të frikësuar nga një rikthim i mundshëm i valës së inflacionit. Besimi i konsumatorëve muajin e shkuar ra me 1.7 pikë.

Të gjithë ankohen, fundviti i sapo lënë pas

“Ne vetëm krizë ndiejmë. Çmimet rriten, çdo gjë bëhet e papërballueshme. Të ardhurat tkurren se harxhojmë më shumë. rrogat janë në vendnumëro. Me të ardhurat që marr thjesht mund të hash bukë dhe të pish një kafe. Pagat janë të ulëta dhe mendimin e kam të iki jashtë. Synoj Gjermaninë”, thonë qytetarët për mikrofonin e A2 CNN.

I vetmi sektor që beson se ekonomia po shkon mirë është ndërtimi. Besimi në dhjetor në këtë fushë të ekonomisë regjistroi rritje me 2.7 pikë përqindje, duke qëndruar rreth 21 pikë përqindje mbi mesataren historike./    S,M

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV