Berisha në SPAK, gazetari: Protestë për hallet e tij familjare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK për të përmbushur masën e detyrimit përpara për aferën “Partizani”.

Gazetari Adriatik Doçi komentoi protestën e Berishës, duke theksuar se kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mbuluar hallet familjare të tij. Doçi tha se protesta ishte një presion ndaj SPAK-ut për dy dosjet që janë në hetim, ato të 21 Janarit dhe Gërdecit. Sipas tij, protesta është një lloj përpjekje për të krijuar një atmosferë negative para zgjedhjeve të 11 majit dhe për të justifikuar zhvillimet që do ndodhin.

Doçi beson se protesta është një formë presioni ndaj SPAK-ut për të mos finalizuar hetimet për dosjet e rënda të Gërdecit dhe 21 Janarit, ku sipas tij, protagonistë kryesorë janë Shkëlzen dhe Sali Berisha. Ai theksoi se këto dosje janë të rëndësishme dhe mund të çojnë në akuza për disa individë të përfshirë.

“Protestë diskredituese për opozitën që reflekton për mua dy gjëra, së pari një hall familjar të Berishës për shkak të dosjeve që ka në SPAK dhe dosjet e tjera që janë nën hetim, por edhe për të justifikuar, për të krijuar një lloj atmosfere negative para zgjedhjeve për të justifikuar atë që do ndodhë më 11 maj. Protestohet për një vendim gjykate e cila ka rikthyer një masë sigurie, detyrim paraqitjeje për Berishën, i cili nuk zbatonte se mendonte se është në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata Kushtetuese i ka dhënë përgjigje dhe i ka thënë nuk është në kundërshtim me kushtetutën. Gjyqtari Pëllumbi që ka dënuar zyrtarë të PS, Tahirin, Felajn dhe është vlerësuar nga kjo opozitë për ato vendime, ka reflektuar thjesht vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Unë besoj se është një presion që i bëhet SPAK-ut për shkak të dosjeve që ka SPAK në dorë për familjen Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij në PD, duke përfshirë disa deputetë dhe ish-deputetë. Hetimet janë thelluar edhe për Nokën dhe Këlliçin, i cili ishte kandidati për Tiranën dhe humbi me 60 mijë vota. Kjo protestë është bërë për hallin e tij familjar, sepse në SPAK janë dy dosje shumë të nxehta që janë gur prove për SPAK: 21 Janari dhe Gërdeci.

Presion që po i bëhet SPAK për të mos finalizuar këto dosje të tjera të rënda. Protagonistët kryesorë të kësaj skeme janë Shkëlzen Berisha dhe Sali Berisha. Janë dy vendimmarrje të forta nëse do të kemi persona që do të merren në akuzë për Gërdecin dhe 21 Janarin”, tha Doçi.   /    S,M

Të fundit

“Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa...

Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

Gjigandi i teknologjisë Apple nuk mund të shesë ende iPhone 16 në Indonezi, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje për ndërtimin e një fabrike prodhimi...

Zjarret masive në Los Angeles, mijëra persona të evakuuar, mes tyre dhe yje të Hollivudit

Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të...

Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga Meloni

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës. Gazetarja, e...

Shumë e dobishme për shëndetin, por a i dini efektet anësore të hudhrës?

Edhe pse hudhra është shumë e dobishme dhe ofron shumë në fusha të ndryshme të shëndetit të njeriut, ka disa efekte anësore nga konsumimi...

Lajme të tjera

Web TV