”Po mban peng…”/ Ngjela sulmon ish-kryeministrin: Të pranojë që është ‘non grata’…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar protestën e Partisë Demokratike përpara Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar si “të dobët”.

Ai ka fajësuar ish-kryeministrin Sali Berisha për faktin se po “mban peng dhe skllav” PD-në, duke thënë se Berisha duhet të largohet nga drejtimi i partisë dhe të pranojë se tashmë është “non grata”.

Ngjela shtoi se Berisha po dëmton Shqipërinë dhe se protesta kundër pushtetit gjyqësor është e papranueshme.

Në lidhje me SPAK-un, Ngjela shpjegoi se ky institucion nuk drejtohet nga shqiptarët, por nga politika amerikane, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi për të ndaluar punën e tij.

Përsa i përket zgjedhjeve të 11 majit 2025, Ngjela theksoi se sondazhet janë të këqija për PD-në dhe se Berisha duhet të largohet për të lejuar partinë të ecë përpara. Ai gjithashtu komentoi për votën e emigrantëve, duke theksuar se e drejta e tyre për të votuar është shkelur deri tani dhe se duhet të garantohet si një e drejtë themelore e njeriut.

“Protesta ishte e dobët. Nuk ka shtet modern që të bëjë protestë para Gjykatës, vetëm Saliu që nuk e di fare se në çfarë sistemi është, ai kujton se është akoma në vitin 1991. Po i bie më qafë Shqipërisë, do shohim do dënohet a jo, ai është në proces penal.

Po a bëhen revolta kundër pushtetit gjyqësor, ai është pushtet i pavarur, kush është ky që bën protesta? Ai kujton se është ende në 1990!. E majta po përgatitet për zgjedhje normale. Ka paraqitur programin e saj, bravo i qoftë.

Zgjedhjet janë domosdoshmëri, sa më shpejt aq më mirë e kanë. Kurse PD-së me Saliun i dalin shumë keq sondazhet. Më erdhën mua sondazhet nga ekspertët dhe dalin shumë keq. Ai duhet që të iki nga PD, e mban kot peng e skllav, është edhe non grata nga Amerika, ai duhet të iki nga ajo parti”, tha avokati./  S.M

Të fundit

Sezoni i virozave sapo ka nisur, mbushen qendrat shëndetësore me fëmijë

Temperatura e lartë dhe shumë rezistente e gripit të këtij sezoni ka shtuar fluksin e vizitave në të gjitha...

Kriza teknike për ChatGPT, mijëra njerëz raportojnë ndërprerje të papritur

Mijëra njerëz në mbarë botën kanë raportuar se nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI),...

Shqipëria pa fuqi punëtore, ja si po i zëvendësojnë bizneset të larguarit

Ekonomia shqiptare po vuan mungesën e fuqisë punëtore. Emigrimi i vazhdueshëm dhe i pandalshëm vitet e fundit, si dhe plakja e popullsisë ka futur...

Kohë të vështira për ekonominë, alarmi: 25 vitet e ardhshme janë kritike për botën

“Ekonomitë në zhvillim, nuk duhet të kenë iluzione për luftën që kanë përpara: 25 vitet e ardhshme do të jenë një betejë më e...

QKLL dhe Instituti Italian i Kulturës me projekte të përbashkëta për 2025-ën

Në mjediset e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit u diskutua sot për projektet e përbashkëta, mes kësaj qendre dhe Institutit Italian të Kulturës...

Lajme të tjera

Web TV