Nga dritarja e shtëpisë te dera e SPAK, Lala bën kronologjinë e përplasjes Berisha-SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka vendosur të zbatojë vendimin e gjykatës për masën detyrim paraqitje, të cilën e kishte refuzuar në nëntor 2023, duke përfunduar në arrest shtëpie.

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televziv, ka bërë një kronologji të përplasjes Berisha-SPAK që prej nëntorit 2023.

“Në 20 nëntor 2023, SPAK mori autorizim në gjykatë, për masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për zotin Berisha. Ai nuk e zbatoi duke thënë se SPAK ka shkelur ligjin duke mos marrë autorizim në Kuvend dhe thoshte se është shkelje e Kushtetutës. Kjo është zanafilla.

Për sabotim dhe injorim të institucioneve të drejtësisë në dhjetor 2023, SPAK kërkoi autorizim për arrest në shtëpi, e mori këtë dhe gjykata caktoi masën arrest në shtëpi. Nga ky moment Berisha bëri disa kërkesa rradhazi në gjykata dhe në të gjithë kërkesat e tij u rrëzua. Në nëntor të këtij viti, gjyqtarja paraprake, vendosi të revokojë masën arrest në shtëpi, duke argumentuar që nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për këtë masë.

SPAK e kundërshtoi këtë vendim duke argumentuar që për sa kohë nuk janë pyetur dëshmitarët në proces dhe ka risk për intimidim, së dyti nisur gna një vendim i GJK që interpretoi që e vetmja masë proporcionalë është detyrim paraqitje, gjykata mori këtë masë, detyrim paraqitje dy herë në muaj.

E kam pyetur zotin Berisha pse e zbatoi këtë herë masën e sigurisë, ai tha se ka mbrojtur Kushtetutën, sepse për masën e dytë, ka patur autorizim nga Kuvendi. Në fakt Kuvendi e ka dhënë autorizimin për arrest në shtëpi”, tha Lala./   S,M

Të fundit

‘Gëzuar përvjetorin!’ Presidenti Trump dhe Melania, 20 vite martesë

Donald Trump dhe Melania Knauss festojnë 20 vjetorin e martesës së tyre, e cila u kurorëzua më 22 janar...

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””. Lajmin e ka dhënë në...

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Lajme të tjera

Web TV