Pyetjeve që Berisha nuk iu përgjigjet dot para SPAK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mero Baze

Janë së paku tre pyetje që Berisha nuk u dha dot sot përgjigje kur doli nga ndërtesa e SPAK. Pyetja e parë logjike është pse tani po zbaton vendimin e Gjykatës dhe një vit më parë e refuzoi, ndërkohë që është e njëjta masë sigurie.

Përpjekja e tij për të mos u përgjigjur e futi në një diare fjalësh pa kuptim, ku thoshte se mbrojta Kushtetutën, “u tregova që mbrojta Kushtetutën” dhe nuk jepte asnjë shpjegim. Në fakt, Gjykata Kushtetuese mbrojti vendimin e SPAK dhe jo Berishën, dhe kjo është arsyeja që gjyqtari i riktheu dënimin fillestar.

Por, duke qenë se pranimi i dështimit i hedh në erë gjithë sakrificën e atyre 20 demokratëve poshtë penxheres, u përpoq të ishte sa më i paqartë për të mos pranuar që i ka sorollatur kot për një vit dhe në fund pranoi atë që mori qysh në fillim.

Pyetja e dytë që e la pa tekst ishte ajo për primaret. Primaret kanë qenë beteja e tij kryesore kundër Lulzim Bashës dhe premtimi se ato do të vendosnin demokracinë brenda PD-së.

Brenda gjashtë muajsh ka tre deklarata kontradiktore për to, nëse do të mbahen apo jo. Kur donte të kërcënonte këta deputetët që janë ofruar për lista, thoshte se do të vendosin primaret. Tani që është garantuar që ata i ka në rresht, ka hequr dorë nga kërcënimi, pasi e ka ndarë mendjen që do t’i fusë në lista.

Gjithë puna është se ata i duhen t’i ketë si truproja në betejën me SPAK dhe sheshi para godinës së SPAK nuk është vendi i duhur t’u kujtojë atyre që do t’ua dorëzojë kokën në tepsi demokratëve që nuk i duan.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 Majit dhe fundi i Berishës!

Dhe pyetja e tretë më e dhimbshme për të është pse përsëri atij i shkojnë nga pas 20 deri 30 veta, që në shumicë janë të punësuarit e tij në administratë të PD-së.

Thirrja e tij për miting para SPAK, në ditën e parë të paraqitjes së tij, duke llogaritur dhe lajmërimet zyrtare që u janë bërë gjithë seksioneve të PD-së së Tiranës, linte të shpresoje se së paku mund të bëheshin 500 deri në 1000 veta.

Por në fakt, asnjë më shumë se ata që ishin poshtë penxheres për një vit. Arsyeja është se edhe PD-ja beson tek SPAK për Berishën, atë që beson shumica e shqiptarëve. Ndaj dhe Berisha nuk ka një përgjigje për këtë braktisje të demokratëve para SPAK. Me sa duket, të lodhur që nuk çlirohen dot prej tij vetë, ia kanë lënë në dorë Zotit dhe SPAK-ut.

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV