7 Janar 1943 Vdes fizikanti i famshëm Nikola Tesla

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nikola Tesla ishte një shpikës, inxhinier mekanik, fizikant dhe futurist serbo-amerikan i cili njihet më së miri për kontributin e tij në dizenjimin e sistemit modern të furnizimit me rrymë elektrike. I lindur dhe i rritur në Perandorinë Austro-Hungareze, Tesla mori një arsimim të avancuar në inxhinieri dhe fizikë në vitet 1870, dhe fitoi përvojë praktike në fillim të viteve 1880, duke punuar kompaninë e Thomas Edison në SHBA, ku emigroi në vitin 1884

Më vonë nisi të punonte për vete. Me ndihmën e biznesmenëve që financuan dhe promovuan idetë e tij, Tesla ngriti laboratorë në Nju Jork për të zhvilluar një sërë pajisjesh elektrike dhe mekanike. Motorët e tij me rrymën e alternuar (AC) dhe patentat përkatëse të licensuara nga kompania “Westinghouse Electric” në vitin 1888, i siguruan një sasi të konsiderueshme të ardhuradh.

Ndërkohë, Tesla kreu një sërë eksperimentesh me gjeneratorë mekanikë, tuba shkarkues elektrikë dhe imazhe të hershme me rreze X. Ai ndërtoi gjithashtu një varkë që telekomandohek në distancë. Në vitin 1893, ai bëri deklarata mbi mundësinë e komunikimit pa tel me pajisjet e tij.

Tesla u përpoq ta vinte në zbatim këtë ide, në projektin e tij të papërfunduar “Wardenclyffe Tower”, një komunikim interkontinental pa tel dhe transmetues energjie, por që për shkak të ndërprerjes së financimeve nuk mundi dot ta përfundonte. Më vonë, vazhdoi të përpiqet të zhvillojë një seri shpikjesh në vitet 1910 dhe 1920, me shkallë të ndryshme suksesi.

Pasi e harxhoi kaloi pjesën më të madhe të pasurisë, nisi të jetonte në një varg hotelesh në

Nju Jork, duke lënë pas fatura të papaguara. Natyra e punës së tij të mëhershme dhe deklarimet në media, i dhanë reputacionin e një “shkencëtar të çmendur” në kulturën popullore amerikane.

Lexo edhe :  Donald Trump jep urdhër, Google Maps ndryshon emrin e Gjirit të Meksikës

Vdes nga një atak kardiak i vetmuar në dhomën nr.3327 të hotelit “New Yorker”, më 7 janar 1943, i mbytur në borxhe. Funerali i tij u zhvillua më 12 janar në Katedralen e Shën Gjonit në Manhatan. Trupi i tij u dogj dhe hiri i tij u dërgua në Beograd më 1957-ën.

Kalendar

7 Janar 1785 –Flurimi i parë me balonë mbi kanalin e La Manshit

7 Janar 1904 – Krijohet sinjali ndërkombëtar i alarmit “CQD”, vetëm për t’u zëvendësuar 2 vjet më vonë nga “SOS”.

7 Janar 1919 – Luftëtarët guerrilas të Malit të Zi, rebelohen kundër aneksimit të planifikuar nga Serbia, por dështojnë.

7 Janar 1999 – Në Senatin e SHBA-së, nis shqyrtimi i kërkesës për shkarkimin nga detyra të presidentit Bill Clinton (impeachment).

7 Janar 2012 – Një balonë me ajër të nxehtë, rrëzohet pranë Karterton në Zelandën e Re, duke shkaktuan vdekjen e 11 personave që ndodheshin në bord.

7 Janar 2015 – Dy vëllezët francezë, me origjinë arabe hyjnë dhe zyrat e revistës satirike ”Charlie Hebdo” në Paris, duke ekzekutuar 12 persona dhe plagosur 11 të tjerë.

 

Të fundit

Agravon debati mes Laertit dhe Jozit, këngëtari: S’ke karakter! O pis

Ka agravuar debati mes Jozit dhe Laertit, ku nuk kanë munguar as ofendimet mes tyre. Aktori iu drejtua Jozit duke...

Balla takim me diasporën shqiptare në Greqi/ Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, u takua me emigrantët shqiptarë në Kozani të Greqisë. Takimi erdhi në kuadër të turit politik dhe...

Tradita shekullore e tezgjahut/52-vjeçarja tregon sekretin e fijeve që kalojnë nëpër duar

Çdo fije e kalon nëpër duar. Ajo është artizania e vetme e fshatit Prezë, pak kilometra larg Tiranës. Punën me tezgjah Drita Gordi e trashëgoi...

Studentët serbë mbajnë të bllokuar mbi 24 orë një urë në Novi Sad

Studentët në Serbi e zgjatën deri në orët e mbrëmjes bllokimin e një ure mbi lumin Danub në Novi Sad, ku e kaluan natën...

“Nuk mund ta përballojmë”/Gjermania kundërshton kërkesën e Trump për shpenzimet ushtarake

Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius ka thënë se Berlini nuk mund të përballojë të shpenzojë 5% të PBB-së së tij për ushtrinë, siç...

Lajme të tjera

Web TV