Meta 2 orë e gjysëm në SPAK/ Gjokutaj jep detaje nga marrja në pyetje e kreut të PL

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas marrjes në pyetje të Ilir Metës, foli për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj jashtë ambjenteve të SPAK. Gjokutaj bëri me dije se Meta u pyet sot nga prokurori Sotir Kllapi në prani të OPGJ-së lidhur me lobimin në SHBA.

‘Sot në orën 10 e gjysëm ishte planifikuar pyetja e Metës nga prokurori Kllapi dhe oficeri Maksim Bejko. Në fakt pyetja filloi me një kërkesë të Metës i cili donte të dinte ç’bëhet me kallëzimin e rrëmbimit të masës së sigurimit më 21 tetor. Por prokurorët thanë që kjo çështje nuk është caktuar atyre për objektivitet janë caktuar të tjerë. Sot u pyet për lobimin në Amerikë. Meta ishte bashkëpunues dhe sqarues për aq sa kishte dijeni dhe mbante mend pa iu referuar akteve që do na vihen në dispozicion.’

‘Sot proces verbali u firmos dhe seanca u realizua. Prokurori ishte vetëm me OPGJ. Seanca e dedikuar. Nuk u diskutua që do pyesnin për këtë apo atë. U pyet vetëm për lobimin. Ne nuk na janë vënë në dispozicion letërporosia. Atë herë do flasim në detaje. Është dhe çështje matematikore.’

Ndërsa sa i përket deklaratës së Metës dje në Facebook, se pas marrjes në pyetje do fliste për mediat, Gjokutaj tha se Meta bëri një kërkesë të tillë por nuk iu pranua.

‘Zoti Meta tha është e mundur të komunikoj me mediat i thanë është e pamundur. Dhe për këtë arsye jam unë me shall këtu.

Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime dhe për të qenë bashkëpunues. Një nga seanca ishte sot. Në të gjitha seancat është pyetur 4 herë dhe ka dhënë shpjegime. Zoti Meta përballë këtij proces nuk ka zgjedhur heshtjen as shmangien. Rekursi do paraqitet brenda afatit ligjor. Po e përfundojmë. Meta i kërkoi prokurorëve ç’bëhet për çështjen McGonigal, inceneratorët. Ai është lideri i opozitës dhe sigurisht që PL ka bërë kallëzimet përkatëse dhe u interesua për këto çështje. Prokurorët thanë që nuk mund të përgjigjeshin. Ata sugjeruan që me anë të një kërkesë ti drejtohet një organi të SPAK për aq sa ata do vlerësojnë.’/e.t

Të fundit

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Gjendet një thesar në një kishë gotike në Gjermani/ I fshehur 400 vite më parë

Restauruesit e një kishe gotike në Gjermani zbuluan një thesar të fshehur në këmbën e zbrazët të një statuje kishe që ishte humbur pothuajse...

Presidenti Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të...

Lajme të tjera

Web TV