Ja çfarë u kërkoi Meta prokurorëve të SPAK gjatë seancës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Genc Gjokutaj u shpreh përballë gazetarëve jashtë godinës së SPAK se klienti i tij ka zgjedhur që të përballet me faktet e prokurorëve në çështjen ndaj tij dhe të mos heshtë.

Ai shtoi se pala mbrojtëse e ish-Presidentit të Republikës do të paraqesë një rekurs brenda afatit ligjor, të cilin sipas tij janë duke e përfunduar.

Sakaq, Gjokutaj tregoi se në seancën e sotme, Meta u kërkoi prokurorëve të SPAK shpjegime në lidhje me denoncime e paraqitura për rastin”McGonigal” si edhe atë të inceneratorëve.

Megjithatë, avokati tregoi se përgjigja e prokurorëve ishte se nuk mund të jepnin detaje për shkak të sekretit hetimor dhe këshilluan Metën të paraqesë një kërkesë drejt organit të SPAK për informacion.

“Zoti Meta nuk diskutohet për të dhënë shpjegime në lidhje me organin e hetimit. Një nga këto seanca ishte sot dhe zoti Meta në të gjitha seancat, edhe si person në dijeni ka dhënë shpjegime të detajuara këtu. Zoti Meta përballë këtij procesi nuk ka zgjedhur heshtjen, por përballjen me aktet dhe faktet që prokurorët kanë në dispozicion.

Rekursi do të paraqitet brenda afatit ligjor, jemi duke e përfunduar. Meta i kërkoi shpjegime prokurorëve në lidhje me çështjen McGonigal dhe inceneratorët. Ai është lider i PL dhe PL ka bërë kallëzime përkatëse dhe u interesua për këto raste. Ata thanë që nuk mund t’i përgjigjeshin sepse ka sekret hetimor, por sugjeruan që përmes një kërkese mund t’i drejtohet organit të SPAK për të marrë informacion. Ne do ta paraqesim këtë kërkesë në lidhje me këto subjekte që Meta kërkoi sqarime nga prokurorët”, u shpreh Gjokutaj./e.t

Të fundit

Berisha viziton Salianjin në burg: Shqipëria vend i të burgosurve politikë

Kreu i PD Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit Ervin Salianjin. Berisha tha se çështja...

E kush mund ta pengojë CAPUT MUNDI?

Nga Rudina Koromani Sot ska trëndafila, sot ka TikTok E para ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Zotit…Por, sot që shohim përmes pasqyrave dhe enigmave,, dhe...

Çështja e tokave shqiptare, avokati Ngjela: Çështja e Çamerisë një konflikt botëror

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me çështjen e tokave shqiptare dhe përpjekjet për zgjidhjen e tij. Ai ka theksuar se...

RENEA arrin të futet në banesë, zbardhen detajet e para të ngjarjes në Astir

Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Astir, që “çoi në këmbë” RENEA-n. Sipas raportimeve vajza është gjendur e vetme në...

E reja mbyllet në banesë dhe pretendon se është dhunuar, panik në Astir

Forca të shumta policie kanë blinduar mesditën e kësaj të enjteje zonën e Astirit në kryeqytet. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat RENEA...

Lajme të tjera

Web TV