Nesër mblidhet bordi i ERE-s, do shqyrtohet çmimi i ri i energjisë për konsumatorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet për nesër në 11:00, mbledhja e parashikuar e Bordit të ERE për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë për uljen e çmimit të Energjisë Elektrike për konsumatorët.

Mbledhja do të fokusohet në çmimin e shitjes me pakicë për klientët e shërbimit universal për periudhën 1 shkurt 2025 – 31 dhjetor 2025.

Më herët qeveria njoftoi se po punohej për një ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët. Ajo tha se procesi është në analizë dhe se po optimizohen proceset teknike për të ofruar një çmim më të mirë për qytetarët në vitin 2025.

Aktualisht, çmimi i energjisë është 9,5 lekë për kilovat pa TVSH, dhe 11,4 lekë me TVSH për familjet. Pensionistët që marrin kompensim shtesë prej 648 lekësh për energjinë elektrike gjithashtu përfitojnë një ndihmë shtesë./K.B

Të fundit

Shkarkohet drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha

Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit dhe fëmijëve...

Pierre Poilievre, njeriu që mund të bëhet kryeministri i ardhshëm i Kanadasë

Që në moshën 20-vjeçare, Pierre Poilievre mbante para vetes një hartë të Kanadasë. Udhëheqësi i Partisë Konservatore të Kanadasë, tani 45 vjeç, ka një...

Ç’po ndodh në Astir?/ RENEA dhe FNSH rrethojnë pallatin

Një grua ka lajmëruar policinë se ndodhet në një banesë në zonën e Astirit dhe është dhunuar nga disa persona. Policia ka mbërritur në...

Berisha mbërrin në burgun e Fierit, takon Ervin Salianjin

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka mbërritur në burgun e Fierit ku do të vizitojë Ervin Salianjin. Kjo është e hera herë që kryedemokrati...

Lajme të tjera

Web TV