Nisin negociatat për listat, a do t’ia shpëtojë Sali Berisha partinë Ilir Metës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nën rrogoz flitet se Berisha i ka dhënë fjalën Metës se do të fusë atë dhe ndonjë emër tjetër nga PL, në vende të sigurta në zonën e Tiranës…

Fati politik i Ilir Metës (por edhe i partisë së tij) këtë herë do të jetë në dorë të Sali Berishës.

Në zgjedhjet vendore të 2023, ishte Ilir Meta ai që e shpëtoi Sali Berishën. Ky i fundit nuk kishte as logo dhe as vulë partie dhe u fut në zgjedhje nën ombrellën e Partisë së Lirisë. Meta ja ofroi këtë mundësi dhe si këmbim mori shumicën e këshillave bashkiakë.

Mirëpo këtë herë duket se situata ka ndryshuar dhe është Ilir Meta ai që ja ka nevojën Sali Berishës. Me arrestimin e tij, PL ka prekur fundin dhe sipas sondazheve, në zgjedhje kjo parti mund të dalë me “këpucë të kuqe”.

Por në lojë pritet të futet Sali Berisha, duke shërbyer si një lloj kamerdare shpëtimi për Metën. Të paktën kështu flitet në prapaskenë.

Sipas informacioneve, PD ka nisur negociatat me aleatët e saj lidhur me mënyrën e futjes në zgjedhjet e 11 majit.

Duke qenë se nuk lejohen koalicionet para zgjedhjeve dhe formula i penalizon partitë që hyjnë të ndara, Berisha po tenton që e djathta të hyjë me një listë të vetme në zgjedhje. Pra kjo do të thotë, se disa aleatë do të duhet të futen në listat e PD.

Nën rrogoz flitet se Berisha i ka dhënë fjalën Metës se do ta fusë atë dhe ndonjë emër tjetër nga PL, në vende të sigurta në zonën e Tiranës.

Disa muaj më parë, para se të arrestohej, pati një takim mes Metës dhe Flamur Nokës dhe u fol për 10 deputetë të PL në zona të sigurta. Por tani që Meta është në qeli situata ka ndryshuar dhe Meta do kënaqet me pak.

Lexo edhe :  PD rrezikon të dalë parti e 3-të! Berisha nuk u prit në Gjermani nga emigrantët

Edhe pse ai është në burg, ka të drejtën e kandidimit, ndonëse nëse merr mandatin do të hapet një precedent i ri, ai i betimit si deputet. I takon drejtësi të vendosë nëse do ta lejojë të betohet apo jo.

Sido që të jetë, Meta kërkon të mbajë gjallë partinë e tij, e cila mund ta themi se është shpartalluar dhe tani shpresa e vetme e tij është Berisha. /   S,M

Të fundit

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me...

Veliaj: Sot shikoj shumë parti të reja, por me ide shumë të vjetra!

Drejtuesi politik i PS, njëkohësisht kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka komentuar partitë e reja politike në Shqipëri. Kryebashkiaku i Tiranës nënvizoi se sot ka shumë...

Meloni nuk tërhiqet, gati dekreti që ndalon gjyqtarët

Qeveria italiane po përgatit një nismë të re ligjore, për të mbajtur në funksion qendrat për pritjen e azilkërkuesve në Shqipëri. Sipas mediave, kabineti...

Presidenti i ri sirian nis detyrat diplomatike, Al-Sharaa vizitë në Arabinë Saudite

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zhvilloi vizitën e tij të parë jashtë vendit duke udhëtuar drejt Arabisë Saudite, një lëvizje që shihet...

Ku gabojnë emigrantët? KQZ refuzon mbi 45 mijë aplikime nga Diaspora

Zgjedhësja në këtë rast ka kryer aplikimin e saj nga Italia. Ka vendosur adresën e saj, qytetin dhe rajonin ku jeton por është ai...

Lajme të tjera

Web TV