Ministri Gonxhe prezanton drejtoreshën e re të Muzeut Historik Kombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elenita Roshi është emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, duke sjellë një përvojë të pasur prej mbi 20 vitesh në menaxhimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare.

Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhe, njoftoi lajmin duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe angazhimit të saj në këtë detyrë të rëndësishme.

Roshi ka qenë pjesë e projekteve që lidhen me ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, me një fokus të veçantë në zona si Butrinti dhe Gjirokastra. Formimi i saj akademik përfshin një doktoraturë në marketingun e trashëgimisë kulturore dhe një bursë prestigjioze Humphrey/Fulbright në Universitetin Cornell, SHBA, që i ka shtuar ekspertizë të vyer punës së saj praktike.

Përveç angazhimeve të saj menaxheriale, Elenita Roshi është pedagoge e jashtme në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku kontribuon në përgatitjen e gjeneratave të reja për menaxhimin e trashëgimisë historike dhe kulturore.

Sipas ministrit Gonxhe, pasioni i Roshit për të bërë trashëgiminë kulturore tërheqëse dhe edukative do të jetë kyç në transformimin e Muzeut Historik Kombëtar në një hapësirë moderne për edukim, frymëzim dhe dialog. Ky proces përfshin rindërtimin dhe rikonceptimin e muzeut si një institucion që reflekton historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve, duke tërhequr vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë./e.t

Të fundit

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar...

Unaza e madhe rrit vlerën e pronës/ Ekspertët: Po rriten çmimet e banesave

Përmirësimi i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës. Hapja e unazës së madhe pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në periferi...

Parlamenti italian jep “OK” për marrëveshjen e sigurimeve me Shqipërinë

Dhoma e ulët e parlamentit italian miratoi me 273 vota pro dhe asnjë kundër ratifikimin dhe zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Republikës...

Kontrolli teknik i mjeteve, 31% ngelën në testim gjatë 2024-ës, katër arsye pse

Të paktën 31% e mjeteve që kanë kryer kontroll teknik gjatë vitit të shkuar kanë ngelur në testim. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Shërbimit...

Shqiptarët po kursejnë para. Rriten depozitat në lek, ulen ato në euro

Shqiptarët kanë kursyer më shumë lekë gjatë vitit që lamë pas. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, kursimet në monedhën vendase kanë pësuar rritje...

Lajme të tjera

Web TV