E motra ngriti padi ndaj tij/Shefi i OpenAI mohon akuzat: Ka probleme të shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Motra e Sam Altman, shefit ekzekutiv të OpenAI, ka ngritur një padi ndaj të vëllait duke pretenduar se ai ka abuzuar seksualisht me të nga viti 1997 deri në 2006.

Ann Altman ngriti padinë më 6 janar në një Gjykatë të Qarkut të SHBA në Distriktin Lindor të Misurit. Ann pretendon se abuzimi filloi kur ajo ishte 3-vjeçe dhe Altman 12-vjeç.

Në një deklaratë të përbashkët në X, me nënën dhe dy vëllezërit e tij, Altman mohoi akuzat, duke thënë se “të gjitha këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta”.

“Përkujdesja për një anëtar të familjes që përballet me sfida të shëndetit mendor është tepër e vështirë. Kjo situatë shkakton dhimbje të pamasë për të familjen tonë”, shkruhet në deklaratë.

Në padi, Ann Altman pretendoi se abuzimi, i cili ndodhi dyshohet se ndodhi përgjatë shumë viteve, përfshinte përdhunimin.

Sipas saj, rasti i fundit i abuzimit ka ndodhur kur Altman ishte i rritur, ndërsa ajo ende e mitur. Ajo kërkoi një dëmshpërblim mbi 75.000 dollarë.Ann Altman ka bërë më parë akuza të ngjashme kundër vëllait të saj në platformat e mediave sociale si X. Altman është një nga figurat më të njohura të botës së teknologjisë.Në fund të vitit 2022, OpenAi lançoi chatbotin e inteligjencës artificiale gjeneruese ChatGPT (AI)./K.K

Të fundit

Arabia Saudite do të përdorë robotë për ndërhyrjet kardiologjike

Spitali Specialist dhe Qendra Kërkimore “Mbreti Faisal” në Riad kryen me sukses një implantim robotik të pompës artificiale të...

Emigrantët të lidhur me zinxhirë/Amerika nis me dëbimet e para, Trump: Premtim i mbajtur!

Të lidhur nga duart me zinxhirë dhe në një avion ushtarak. Kështu ka nisur fushata agresive e presidentit amerikan, Donald Trump, për dëbimin e...

“Zgjedhjet shtyhen në tetor. E kam të sigurt!”/ Ndoka zbulon letrën e SHBA për Ramën

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, është shprehur se qeveria e SHBA-ve ka negociuar me kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri...

Mario Mitaj bind drejtuesit, Al-Ittihad do të blejë kartonin e anësorit shqiptar

Mario Mitaj i ka bindur të gjithë në Arabi. Mbrojtësi i Kombëtares me paraqitjet e tij ndeshje pas ndeshje, ka bërë që klubi i...

Mistere të pazbuluara, vendet më të fshehura të planetit

Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës, ende ka pjesë të planetit që mbeten të fshehura...

Lajme të tjera

Web TV