Spiropali e falenderoi Ambasadorin Fabrizio Bucci për shërbimin në Shqipëri si një diplomat i spikatur, me dashurinë dhe përkushtimin e një miku që njeh nga afër vendin dhe njerëzit si edhe kompleksitetin e marrëdhënieve historike dhe të sotme mes dy vendeve tona, si një partner i afërt që kontribuoi në zgjerimin e marrëdhënieve mes institucioneve, afrimin e qytetarëve, dhe në mënyrë të veçantë në thellimin e bashkëpunimit parlamentar.
Kryetarja e Kuvendit, i dorëzoi Ambasadorit Bucci një Certifikatë Mirënjohjeje, në emër të Kuvendit, për kontributin në forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera dhe thellimin e Partneritetit Strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë si edhe intensifikimin e bashkëpunimit mes Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Republikës së Italisë, gjatë shërbimit si Ambasador në Shqipëri në vitet 2020-2025./e.t