Pse nuk duhet të hani ushqimin e një ditë më parë? Ja çfarë paralajmërojnë ekspertët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kthehesh në shtëpi nga puna dhe duke qenë i uritur dhe i lodhur, vendos të hash tepricat e një dite më parë.

Por përpara se ta bëni këtë, sigurohuni që të mos rrezikoni shëndetin tuaj.

Ekspertët paralajmërojnë se kur ringrohni ushqimin e djeshëm duhet të keni shumë kujdes, pasi mund të bëhet i rrezikshëm.

Nëse hani oriz që keni gatuar një ditë më parë dhe nuk është ruajtur siç duhet, rrezikoni të helmoheni nga ushqimi. Kjo mund të ndodhë sepse zierja e tij nuk arrin gjithmonë të vrasë të gjithë mikrobet patogjene që përmban.

Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore të Universitetit të Karolinës së Veriut, Benjamin Chapman, mundësia që mikrobet të shumohen në oriz rritet kur ai mbahet në temperaturën e dhomës.

Ajo që mund të bëni për të qenë të sigurt është ta vendosni orizin në frigorifer brenda dy orëve nga gatimi.

Gjithashtu duhet ta lani me ujë të bollshëm dhe ta ftohni pasi ta keni zier. Një tjetër mundësi është ta mbani atë në një temperaturë të ngrohtë.

Megjithatë, praktika e shumë restoranteve, të cilat e ziejnë orizin në mëngjes dhe e mbajnë gjatë gjithë ditës për ta shërbyer sa herë që nevojitet, është padyshim e gabuar. Përkundrazi, orizi në sushi nuk ka asnjë problem, sepse përmban uthull që zvogëlon mundësinë e rritjes së mikrobeve./    S.M

Të fundit

Paundi “kopjon” Euron, monedha britanike vijon rënien!

Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën...

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë...

‘Berisha do ia japi PD-në Argitës’, ish-deputeti demokrat: Ka bërë marrëveshje me…

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, tani pjesë e Demokratëve Euroatlantikë se  Sali Berisha është ai që mban Edi Ramën në pushtet. Haklaj ka theksuar se për...

Homazhet për Jimmy Carter, Trump shfaqet krah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij

Në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter në Uashington, Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence përshëndetën dhe shtrënguan duar, duke shënuar një...

“3 ditët më të zeza të jetës sime”/ Egli rrëfen periudhën e vështirë: Po vdes

gli dhe Valbona kanë folur ditën e sotme në lidhje me atakun e panikut, që të dyja kanë kaluar. Egli u shpreh se ka...

Lajme të tjera

Web TV