Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit krahasuar me Europën?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të alkoolit ndryshojnë nga një vend në tjetrin, është e rëndësishme të kuptojmë tendencat dhe ndikimet e tij në shoqëri dhe shëndet.

Ndërkohë që shqiptarët renditen mes vendeve të para për konsumin e duhanit, me një normë prej gati 22% sipas Bankës Botërore, duket se për konsumin e alkoolit nuk jemi shumë të pritur, gjithmonë referuar të dhënave zyrtare nga “Organizata Botërore e Shëndetit”.

Në publikimin më të fundit të institucionit në vitin 2024 i titulluar “Raporti i statusit global mbi alkoolin dhe shëndetin dhe trajtimin e çrregullimeve të përdorimit të substancave”, trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse konsumi mesatar i alkoolit sipas vendeve.

Sipas të dhënave të raportit, konsumi i alkoolit për frymë në Shqipëri vlerësohet në rreth 5.1 litra në vit. Shifrat sipas gjinisë thonë se një mashkull konsumon rreth 8.4 litra në vit, ndërsa femrat 1.9 litra në vit. Edhe projeksionet për këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm qëndrojnë në të njejtat nivele.

Theksojmë se konsumi i regjistruar për pothuajse çdo vend bazohet në statistika rutinë si taksat ose prodhimi, eksporti dhe importi, por edhe anketa të kryera nga institucioni.

Megjithatë duhet të marrim në konsideratë se konsumi i ulët i Shqipërisë, krahasuar me vendet e tjera, lidhet me faktin se prodhimi i verës dhe sidomos rakisë është një burim artizanal por edhe burim informal i alkoolit.

Sa i përket krahasimit me rajonin, të dhënat thonë se Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me 4.6 litra për frymë në vit. Kryeson Mali i Zi me 10.3 litra, pasuar nga Serbia me 7.9 litra dhe Bosnje Hercegovina me 6.4 litra për frymë.

Në Europës duket se “kupën” për konsumin e alkoolit e mban Rumania pasuar nga Gjeorgjia, Çekia, Gjermania, Bullgaria, vendet Baltike, Moldavia dhe Rusia.

Lexo edhe :  Tre shqetësimet më të mëdha të shqiptarëve!

Raporti bazohet në të dhënat e mbledhura nga OBSH nga Shtetet Anëtare dhe të organizuar në përputhje me objektivin shëndetësor 3.5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm./ Scan/    S,M

Të fundit

Zgjedhjet 2025: Hoxha parashikon 68 mandate për Ramën, PD të kapitalizojë partitë e vogla

Një tjetër analizë bëri gazetari Poli Hoxha për një emision televiziv. Ai tha se nuk mendon që Rama do marrë...

Paundi “kopjon” Euron, monedha britanike vijon rënien!

Paundi ra me 0.9% dhe arriti në $1.226 kundrejt dollarit të enjten. Rënia e paundit ka shënuar rekord me vlerën më të ulët për gati...

Zjarret në Los Anxhelos, shkatërrime me përmasa historike

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga zjarret që kanë kapluar një pjesë të konsiderueshme të Los Anxhelosit. Rreth 2 mijë struktura, përfshirë shumë...

‘Berisha do ia japi PD-në Argitës’, ish-deputeti demokrat: Ka bërë marrëveshje me…

Ish-deputeti demokrat Azgan Haklaj, tani pjesë e Demokratëve Euroatlantikë se  Sali Berisha është ai që mban Edi Ramën në pushtet. Haklaj ka theksuar se për...

Homazhet për Jimmy Carter, Trump shfaqet krah Obamës, takon edhe ish-zëvendësin e tij

Në funeralin e ish-presidentit Jimmy Carter në Uashington, Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe ish-zëvendëspresidenti Mike Pence përshëndetën dhe shtrënguan duar, duke shënuar një...

Lajme të tjera

Web TV