I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim. Ai zbuloi më shumë nga jeta e tij, karriera në politikë dhe jo vetëm.
Pjesë nga intervista:
Ilnisa: I shkoje më shumë ti gocave nga mbrapa apo të vinin ato ty?
Dashamir: Ku kishte…
Ilnisa: Ku kishte mi bukuroshe…
Dashamir: Kush paska qenë ky Alen Delon në Tiranë që i shkonin vajzat nga mbrapa? Edhe këto janë gënjeshtra. Ne i kemi shkuar, i kemi ndejtur poshtë pallateve me vite. Ça thua ti… Ishte shumë e zorshme kjo punë. Dhe për këtë ta thashë që rinisë së sotme në njëfarë mënyre i gëzohem që e kanë këtë liri dhe që e kanë këtë raport me njëri-tjetrin. Që edhe marrëdhëniet ta thashë sentimentale, dashurore, seksuale quaji si të duash janë shumë më të lirë. A do e jetojë kjo rini jetën e vet apo jo? Ne nuk e kemi jetuar. Ashtu siç duhet domethënë drejt se gjthësekush ka rininë e vet dhe kujtesat e veta. Në çdo kohë rinia është pjesa më e bukur e jetës edhe nëse e ke kaluar në luftë. Jo më ne që e kemi kaluar në paqe. Por në një paqe të trishtuar ama nën një regjim të keq./kb