“Jemi tanët o burrë…”/Braçe tregon kush tentoi ta korruptonte kur ishte zv.kryeministër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Quo Vadis” ka folur për politikën dhe sfidat e saj, por dhe presionin e fortë që ndeshin zyrtarët përballë njerëzve që duan t’i korruptojnë.

Braçe është nga të paktët zyrtarë të lartë shtetërorë që ka bajtur disa poste nga deputet, ministër e deri në zv.kryeministër që nuk është përfolur për korrupsion, me përjashtim të akuzave që i kanë ardhur nga kundërshtarët politikë.

I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj nëse kanë tentuar ndonjëherë ta korruptojnë Braçe ka theksuar se jo vetëm atij, po kujtdo i janë bërë oferta të tilla pasi në Shqipëri është bërë kulturë.

Ai rrëfeu në studoi një telefonatë të tensionuar që kishte patur me një biznesmen gjatë kohës që mbante pozicionin e zv.kryeminsitrit.

Braçe tregoi se pas një mbledhjeje qeverie mori një telefonatë ku personi në krahun tjetër i kërkonte llogari se pse nuk kishte firmosur një dokument që do t’i “hapte rrugën” biznesit të tij.

Sipas braçes përgjigja kishte qenë e prerë se nuk e kishte firmosur për arsye të forta ligjore dhe se kurrë nuk do ta shkelte ligjin.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kanë tentuar tu korruptojnë?

Braçe: Patjetër. Kur bëhet kulturë, bëhet kulturë. E bëjnë proces, e bëjnë për të ndërhyrë.

Borakaj: Është e vështirë për të thënë jo.

Braçe: S’është e vështirë për të thënë jo, e ke këtë presion kur do të marrësh firmën. Një ditë të bukur po prisja një mikun tim për të shkuar në stadium. Më bie telefoni, unë ja hap kujtdo telefonin, pasi prindërit e moshuar detyrimisht të bëjnë ta mabsh telefonin hapur, kur ke fëmijë detyrimisht do e mabsh telefonin hapur, por edhe ata njerëzit atje.

Lexo edhe :  PD rikthehet në protestë para Bashkisë Tiranë

Më bie telefoni e hap dhe zëri matën më thotë: O Eriono, ho mo si je? Mirë i them, çfarë ke? Më thotë, po pse se firmose atë letrën timo mo, çfarë kishte ajo! Isha zv.kryeminsitër në atë kohë, kisha drejtuar mbledhjen. Po kush je ti mo i them, kush ta dha numrin?

Po e kam mo se njifena unë jam ai që kisha atë shtypshkronjën, jemi tanët o burrë. I them po pastaj, ku e gjen ti kurajën të më marrësh në telefon për këtë gjë. S’dua ta firmos, kam arsye që nuk e firmos, dhe kam arsye që nuk do ta firmos, dhe i them hajd dhe i mbylla telefonin. /     S,M

Të fundit

Lamtumirë president Carter/ Përcillet ish kreu i Shtëpisë së Bardhë, Jimmy Carter

Jimmy Carter, presidenti amerikan që qeverisi vendin e tij në një kohë të vështirë ekonomike, personi që u përball...

Rama me yjet e sportit: Komiteti Olimpik Shqiptar, i dalluar për inovacionet që ka sjellë

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij gjatë mbrëmjes Ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024. Rama u shpreh se Komiteti Olimpik...

Mashtrimi global përmes telefonave, si mund t’iu boshatiset llogaria bankare/ Kujdes

Një mashtrim ndërkombëtar po ndodh përmes telefonave. Madje në vende si SHBA, Brazil, Britaninë e Madhe, Greqi dhe shumë vende të tjera të europës...

Përpjekjet e Berishës për të vënë “në provë” Belind Këlliçin dhe të tjerët

Nga Mero Baze Nuk është hall i lehtë të kesh të parin e shtëpisë të çmendur. E vetmja mënyrë që ta përballosh është të bësh...

SHBA, një hap larg ndalimit të aplikacionit TikTok

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka përshpejtuar procedurën për dëgjimin e argumentave verbale për padinë e ngritur nga kompania kineze ByteDance, në...

Lajme të tjera

Web TV