“Parashikohen 3 miliardë viktima”, Alfred Cako paralajmëron luftë bërthamore në 2025-ën!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konspiracionit, Alfred Cako i ftuar në podcastin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfleti”-t, ka paralajmëruar luftëra të mëdha në vitin 2025.

Sipas Cakos, përveç dy fronteve të hapura në Europë, në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme në Gaza, një front i tretë do të hapet dhe në Azi, pikërisht në Tajvan.

Konspiracionit shkon më tej duke paralajmëruar edhe përdormini e armëve bërthamore, që sipas tij do të sjellin deri në 3 miliardë vdekje.

Unë nuk jam profet, unë analiza bëjë nisur nga planet e tyre dhe nisur nga ajo tabela e shahut që si janë gurtët sot të vendosur në tabelën e madhe të shahut. Tabelën botërore, evropiane e aziatike dhe në Lindjen e Mesme, që janë tre vatrat kryesore të tensionit.

Dy janë të hapura një është në prag. Në prag është në Azi është tensioni mes dy blloqeve Perëndimi që mbron Tajvanin sidomos SHBA, Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Nga ana tjetër forcat më të spikatura në Azi janë Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia. Në këtë pjesë të botës n.q.s do të shpërthej lufta unë parashikojë që do të ketë vdekje t mëdha dhe goditje me armë të shkatërrimit në masë. Ndoshta me armë bërthamore ku mund të vriten 2-3 miliardë banorë.

Varet pozicionimi i Indisë që është një shtet i fuqishëm në atë zonë. Një shtet i barabartë me kinën për nga numri i popullsisë dhe territori. Por nga ana tjetër, ndodhet dhe Pakistani që në rast që India zgjedh që është fuqi bërthamore që përdoret nga perëndimi, mund të mbajë anën e Rusisë”, shprehet Cako./     S,M

Të fundit

Udhëheqësit evropianë paralajmërojnë për luftën tregtare transatlantike

Udhëheqësit evropianë paralajmëruan të hënën se kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump, për të zgjeruar tarifat ndaj BE-së, rrezikon...

Gabimi i Berishës

Nga ARTUR  AJAZI Justifikimi se “po na shkërrmoqin partinë, po shkatërrojnë opozitarizmin”, bëri që Sali Berisha ti rikthehej edhe njëherë kryetarllëkut të partisë. Ai nisi...

Policia maqedonase sekuestron mbi gjysmë milioni euro dhe arreston 10 persona

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka zbuluar dhe konfiskuar rreth gjysmë...

Belgjikë, betohet kryeministri i ri i vendit

Udhëheqësi i konservatorëve flamandë, Bart De Wever, u bë zyrtarisht sot kryeministri i ri i vendit duke bërë betimin përpara mbretit Philippe në pallatin...

Rama dhe Veliaj inspektojnë punimet për konviktet e reja në Qytetin Studenti (FOTO)

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, inspektuan punimet për konviktet e rindërtuara të Qytetit Studenti. “Ky qytet gjer më dje i rrënuar,...

Lajme të tjera

Web TV